Haradinaj tregon pse dikur e urrente Shpend Maxhunin

0
181

I pari i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka folur për emërimin e Shpend Maxhunit si Drejtor i AKI-së.

Haradinaj në “Rubikon”, të KTV-së ka thënë se është teprim nëse themi se Maxhuni është njeri i Thaçit apo dikujt tjetër.

Kryeministri e ka cilësuar Maxhunin si njeri profesionist për të cilin ka nevojë Kosova.

“Është teprim me thanë se është njeri i Thaçit ose i Ramushit ose i Kadrisë. Unë mendoj që është njëri prej atyre njerëzve që ka nevojë Kosova, profesionist”, ka deklaruar Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka treguar se ka pasur një kohë, kur ai e ka urryer Shpend Maxhunin sa ishte Drejtori i Policisë së Kosovës.

“E kam urryer Shpendin, sepse. na bërtitshin, nuk ka lejonin me gjuajt gazin, me ba protesta”, ka thënë ai.

I pyetur se përse nuk u shkarkua Shpend Maxhuni për rastin e ‘gylenistëve’, Haradinaj ka thënë se as ai nuk ka qenë në dijeni dhe se ai e kishte detyrë t’i raportonte ish-Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ndërsa Driton Gashi, kryeministrit.
Kujtojmë se Shpend Maxhuni u emërua Drejtor i AKI-së, menjëherë pas shkarkimit të Driton Gashit në lidhje me rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here