Bie niveli i ujit në lumin Lepenc, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e dy policëve

0
126

Kërkimet për gjetjen e dy policëve të zhdukur që nga e shtuna, kanë vazhduar edhe sot.

Në orët e pasdites Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë vendim për ndërprerjen e rrjedhjes së ujit në dy hidrocentrale të rajonit të Ferizajt.

Kjo ka bërë që niveli i ujit të bie dukshëm, ndërkaq në vendin ku po kërkohen dy pjesëtarët e policisë kanë qëndruar ministri i FSK-së Rrustem Berisha, komandanti i kësaj force Rrahman Rama, ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi dhe ushtruesi i detyrës së komandantit të Policisë së Kosovës Naim Rexha.

Po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Dy policët Malësor Dashi dhe Armend Trena dyshohet se përfunduan në lumin Lepenc pas një aksident trafiku i cili sipas policisë ndodhi në mbrëmjen e së shtunës që e lamë pas, në rrethana ende të panjohura në magjistralen Kaçanik- Han i Elezit.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/bie-niveli-i-ujit-ne-lumin-lepenc-vazhdojne-kerkimet-per-gjetjen-e-dy-policeve-531695/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here