BE’ja i dedikon 20 miliardë euro mbrojtjes në Evropë

0
176

Një buxhet prej 20 miliardë eurosh parashikohet për Mbrojtjen europiane në projektbuxhetin prej 1 279 miliardë eurosh të prezantuar sot nga Komisioni Europian për periudhën 2021-2027.

Fondi Europian i Mbrojtjes merr pjesën më të madhe me një shumë prej 8,5 miliardë për industrinë e mbrojtjes dhe 4,1 miliardë për kërkimin dhe zhvillimin e përbashkët të teknologjive dhe pajisjeve, ose 13 miliardë euro për periudhën 2021-2027.

Një fond i dytë prej 6,5 miliardë eurosh i dedikohet lëvizshmërisë ushtarake në Europë.

Kompetencë e shteteve anëtare, Mbrotja është një zë i ri në buxhetin europian.

Për periudhën 2014-2020 nuk ishte parashikuar asnjë fond për lëvizshmërinë ushtarake dhe Fondi Europian i Mbrojtjes kishte gjithësej 590 milionë euro, përcjell REL.

“Bashkimi Europian nuk mund të zëvendësojë shtetet anëtare për mbrojtjen, por ai mund të inkurajojë bashkëpunimet e tyre për të zhvilluar teknologjitë dhe pajisjet e nevojshme për t’u përballur me sfidat që i shfaqen sigurisë dhe mbrojtjes”, shpjegoi Brukseli.

“BE-ja intensifikon kontributin e saj për sigurinë dhe mbrojtjen e përbashkët të Europës, në bashkëpunim të ngushtë me partënerët e saj, duke filluar nga NATO-ja”, theksoi Komisioni.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/be-ja-i-dedikon-20-miliarde-euro-mbrojtjes-ne-evrope-531724/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here