Vrasja e dytë në familjen Muharremaj nga Suhareka, flasin familjarët

0
5852

Familja Muharremaj hapi dy të pame të një pas njëshme, kjo për shkak se dy djemtë e kësaj familje nga Gjinoci, pas dy përleshjeve që ndodhën javë më parë në Suharekë, vdiqën nga plagët e marra. Këto dy raste, megjithatë janë të ndara, pasi 17-vjeçari u ther me thikë në stacionin e autobusëve, kurse 43-vjeçari nga kjo familje, u godit me çekan për vdekje në lokalin e tij.

Daut Muharremaj, kishte shkuar në lokalin që e kishte nën pronësi të tij, që ta marrë qiranë, por aty u godit për vdekje me çekan.

43-vjeçari ka jetuar 22 ditë pas përleshjes që e ndodhi në lokalin e tij që gjendjet në fshatin Gjinoc të Suharekës. Kjo përleshje ka ndodhur më 6-7 prill, tri ditë para përleshjes që ndodhi në stacionin e autobusëve në Suharekë, ku vdiq i mituri Blerand Muharremaj.

Gazeta Express ka qëndruar sot tek familja Muharremaj, dhe ka dëgjuar rrëfimet e familjarëve, duke përfshirë edhe vëllain e viktimës së fundit, 43-vjeçarit, Daut Muharremajt.

Familjarët e viktimës i hedhin dyshimet në personin e quajtur Faruk Muqa nga fshati Vraniq i Suharekës.

“Ai ka shku me marrë qiranë në lokalin e vet, edhe aty në lokal u kanë edhe Faruk Muqa bashkë me 6-7 persona të tjerë. Ka pas dëshmitarë aty që e kanë pa Farukun me ata personat, po tash ata nuk po folin me kallxu kush me kon u përlesh se po tuten prej atij Farukut”, ka thënë Sami Muharremaj, për Expressin.

Po ky lokal, i cili gjendet 500 metra larg shtëpisë së të ndjerit, u bë shkrumb e hi katër ditë pasi Daut Muharremaj u dërgua në spital. Kështu i kanë thënë Expressit familjarët e viktimës.

I pranishëm në bashkëbisedim ishte edhe djali i tashmë të ndjerit, në moshë të mitur. Megjithatë, ai nuk deshi të flasë asgjë lidhur me rastin.

Familjarët e Daut Muharremajt thanë se tashmë e kanë humbur besimin tek autoritetet, pasi sipas tyre, nuk po bëhet asgjë që të kapen autorët e vërtetë.

“Ai i ka mbi 70 vepra në polici, ai hala është i lirë edhe shëtitet me allti në shokë”, tha vëllai i viktimës së fundit.

Daut Muharremaj ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit më 29 prill. Familjarë thanë se ai është sulmuar në kokë, me mjet të fortë.

Por, e gjithë kjo histori nuk përfundon këtu.

Ata i thanë Expressit se ishte Faruk Muqa që kishte vjedhur armën e deputetit të PDK’së, Andin Hotit, djalit të Ukshin Hotit.

Kjo vjedhje ka ndodhur para 3 muajve, dhe policia ka konfirmuar se arma është gjetur në fshatin Vraniq të Suharekës.

“Rreth orës 15:30 minuta, në fshatin Vraniq i Suharekës nga hetuesit policorë është ndaluar vetura e dyshuar dhe gjatë kontrollit të dy personave është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e cila besohet të jetë e një deputeti dhe e cila ishte raportuar të jetë vjedhur nga një automjet në Prishtinë”, ka thënë policia, por pa treguar emra dhe iniciale të të dyshuarit.

Por, familja Muharremi thotë se armën e Andin Hotit e ka pasur në duar personi që po e akuzojnë për vrasjen, Faruk Muqa nga fshati Vraniq.

Megjithatë, për shkak të festës së 1 majit, policia ishin të pa qasshëm për marrjen e më shumë informacioneve lidhur me këtë rast./GazetaExpress/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/vrasja-e-dyte-ne-familjen-muharremaj-nga-suhareka-flasin-familjaret-per-express-531252/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here