VETËVENDOSJE THOTË SE SHTETI U KA SHPALLUR LUFTË PUNËTORËVE

0
311

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një aksioni simbolik në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ka paraqitur kushtet e vështira që sipas tyre e karakterizojnë jetën e punëtorëve në vend.

Me një baner ku figuron paga prej 5 mijë e 213 euro e drejtorit të Trustit Pensional, kjo parti ka ngritur shqetësime për klasën punëtore në Ditën Botërore të punëtorit, 1 Majin.

Paga prej 130 eurove për punëtorët nën moshën 35 vjeç dhe ajo prej 170 euro për punëtorët mbi 35 vjeç-kanë figuruar si statistika për krah pagës së të parit të Trustit.

Anëtarja e VV-së, Nazlie Bala, tha se shteti u ka shpallur luftë punëtorëve, duke shtuar po ashtu se të papunët nuk janë shifra, por janë njerëz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here