Vdekja e dytë brenda familjes Muharremaj,

0
7033

Pas vdekjes së Blerandit, ka humbur jetën edhe Daut Muaharremaj nga Suhareka

Familja Muharremaj është sërish në zi.

Pas vdekjes së Blerandit i cili u ther me thikë nga dy bashkëmoshatarë të tij, një vdekje tjetër ka goditur këtë familje nga Gjinoci i Suharekës, raporton T7.

Daut Muharremaj, ka vdekur para dy ditësh nga plagët që kishte marrur pas një përleshje me disa persona.
Në familjen Muharremaj nuk kanë folur para kamerës, por jashtë saj kanë akuzuar një Faruk Mucajn i cili sipas tyre ka rrahur tashmë të ndjerin, Daut Muharremjan

Rrahja, që ishte tragjike për Muharremjan, kishe ndodhur para disa javësh në këtë vend.

Ditën e përleshjes, Dauti kishte shkuar për të marrë qiranë e lokalit ku sipas familjes, dyshohet se kanë qenë 6 ose 7 persona të përfshirë.

Për këtë rast vetëm një person është i arrestuar. Dhe për këtë ata nuk i bësojnë më organeve të drejtësisë, pasi që personi i dyshuar sipas tyre, është ende i lirë.

Në anën tjetër, në Stacionin Policor për shkak të festës së 1 majit nuk është pronocuar askush për T7

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here