Sqarohet Bekim Jashari: Ja pse shkova në shtëpinë e Sami Lushtakut

0
174

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Lushtaku ka takuar të martën kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, ku këtë të fundit Jashari e ka faliminderuar për mbështetjen e dhënë, shkruan “Zëri.Info”.

“Sot kisha kënaqësinë t’a takoj në Komunën tonë Kryeministrin e Kosovës z. Ramush Haradinaj me të cilin biseduam për projektet e Komunës së Skenderajt.

Kryeministrin e Kosovës z. Ramush Haradinaj e falënderoj për vizitën dhe mbështetjen e tij. Sot me kërkesën e tij si nikoqir i Komunës, e shoqërova z. Haradinaj, edhe në një ndejë private te ish-kryetari Sami Lushtaku” ka shkruar Jashari në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

“Prandaj dua të sqaroj gjithë opinionin se unë si nikoqir i Komunës isha shoqërues i Kryeminstrit dhe asgjë më shumë. Vazhdoj të jem Kryetar i Skenderajt transparent, llogaridhënës dhe nuk ka asnjë lëkundje në projektet tona për zhvillim të Skenderajt dhe qëndroj prapa të gjitha deklaratave të mia për të gjitha zhvillimet.

Qytetarët e Skenderajt po e shohin frymën e re të qeverisjes me transparencë dhe llogaridhënie, pa korrupsion me duar të pastër, me synim të qartë arsimin dhe zhvillimin e Skenderajt” ka shkruar Jashari në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here