Si e bëri të ecë një 7 vjeçar Halil Kastrati? – Rrëfimi për rastet më të ndjeshme në jetën e tij!

0
164

Themelues i shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati në një intervistë për “Gazeta Blic” ka përmendur disa nga rastet që i kanë lënë mbresa të paharruara gjatë aktiviteteve të tij humane.Ai ka përmendur rastin e një 7 vjeçari që pohon të këtë fillur ecjen për herë të parë, falë kontributit të tij në sigurimin e mjeteve financiare për operim. Përveç këtij rasti, Kastrati ka përmendur edhe rastin e një gruaje nga Komuna e Skenderajt, të cilës i është kthyer shikimi pas 44 viteve.

“Janë bërë shumë raste dhe më të vërtetë ka shumë prej tyre që ne do i mbajmë në kujtim përgjithmonë shembull: rasti i Bledarit 7 vjeçar që nuk ka ecur asnjëherë dhe tani falë ndihmës së ofruar nga ne përmes donatorëve tanë, Bledari tani ecë me këmbët e tij, pastaj rasti i nënës Hafizës nga Skenderaj që përveç që i kemi bërë me banesë ja kemi siguruar edhe mjetet për operimin e saj në dy sytë dhe pas 44 vitesh ajo tanimë sheh, rasti i Xhelalit nga Gjilani, rast që nuk do ta harrojmë kurrë e kemi gjetur në një situatë shumë të rëndë dhe pa askënd, pa babë e pa nënë, pa vëlla e pa motër edhe pa shtëpi.

Jetonte me një stallë. Tani është duke ju ndërtuar shtëpia. Rasti i agjës Anton nga Prizreni, një plak i lodhur e i rraskapitur, i braktisur nga të gjithë e kemi gjetur duke jetuar me minj dhe insekte tjera, e kemi hequr nga aty dhe e kemi sjellur në selinë tonë, e kemi mbajtur një javë tek ne duke e larë e duke e ushqyer dhe pastaj e kemi dorëzuar në shtëpinë e pleqve në Prishtinë e shumë e shumë raste tjera”, tha Kastrati.

Ai thotë se aktivitetin e tij human nuk do ta ndërpres deri në fund të jetës.“Me dëshirën time aktivitetin humanitare do ta ndërpres me vdekjen time. Uroj që popullit tim t’i përmirësohet gjendja sociale dhe të kemi sa më pakë nevojtarë dhe të pastrehe”, u shpreh Kastra

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here