Shpaloset partia e re e të pakënaqurve të VV-së, Ymeri befason për emrin

0
235

Ymeri: Ende nuk kemi vendosur për emrin e partisë
(E plotësuar) – Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP) në një konferencë për media, kanë shpalosur deklaratën e tyre të parimeve.

Në deklaratën e parimeve thuhet se qëllimi parësor i tyre është avancimi i angazhimit publik, për një zhvillim shoqëror dhe shtegdalja nga një dekadë e keqqeverisjes shtetërore.

Visar Ymeri tha se kjo deklaratë është një përmbledhje e vlerave, e bindjeve, parimeve, këndvështrimeve dhe zotimeve të tyre politike, e cila është dhe bazamenti konceptual e politik, që i definon se kush janë politikisht dhe që i udhëzon në rrugën e tyre përpara.

Ymeri: Ne angazhohemi për një sistem, që nuk diskriminon, as nuk privilegjon

“Ne angazhohemi, për një sistem politik e ekonomik, i cili as nuk diskriminon e as nuk privilegjon dhe i cili garanton barazi të plotë gjinore, gjyqësor të pavarur administratë funksionale, shëndetësi efikase dhe shkollim cilësor, për secilin pjesëtar të shoqërisë pa dallim. Ne besojmë që popullit të Kosovës si dhe popujve tjerë i takon e drejta me vetëvendos. Por ne referendumi është mekanizmi që duhet afirmuar për shprehjen e lirë të vullnetit politik, por dhe për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje për çështjet publike. Përgjigjja jonë social demokrate ndaj problemeve bashkëkohore të Republikës dhe shoqërisë, konsiston nga besimi në primatin e veprimit politik përmes pushtetit demokratik ndaj forcave ekonomike duke i drejtuar këto në shërbim të së mirës së përgjithshme. Pastaj natyrisht që përmes mekanizmave institucional, përkthehet në të mirë, e në mundësi për secilin pjes ëtar të shoqërisë“, tha ai.

Sipas tij, kjo deklaratë e parimeve, përveç GDP-së, mbledh rreth vetes dhe një grup njerëzish, të cilët janë dakorduar që rrugëtimin politik, ta bëjnë së bashku në të ardhmen. E për të një gjë mbetet e qartë, që do të kenë të ardhme politike.

Ymeri: Një gjë është e qartë, do të kemi të ardhme politike

“Forma e këtij rrugëtimi politik, është duke u diskutuar dhe shumë shpejtë do të marrim vendim dhe për këtë dhe do ta bëjmë publik. Por në cilëndo formë të këtij rrugëtimi politik, dy gjëra janë të qarta. Një që ne do të kemi të ardhme politike. Dhe e dyta është që angazhimi im politik do të jetë përbrenda këtij koncepti. Përbrenda këtyre vlerave dhe parimeve, të cilat po i shpallim sot”, tha ai.

Ymeri tha se ende nuk kanë vendosur për emrin e partisë dhe se kjo gjë ende është në diskutim e sipër. Ndërsa nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit dhe me partinë në të cilën deri vonë ishte pjesë e saj, VV-në.

Ymeri: Jemi të hapur dhe për bashkëpunim me VV-në

“Ne jemi të gatshëm dhe të hapur për bashkëpunim. Mirëpo ne nuk mund ta kushtëzojmë bashkëpunimin me të tjerët, nëse ata nuk e donë një gjë të tillë. Sa na përket neve, në të gjitha ato pikat ku pajtohemi jo vetëm me GP të VV-së por dhe me subjektet tjera, do të kemi bashkëpunim për çështjet me të cilat pajtohemi. Në pikat në të cilat pajtohemi dhe nëse pajtohemi për metodologjinë e bashkëpunimit”, tha ai.

Ndërkaq Dukagjin Gorani tha se pjesët e para të deklaratës themeluese, do të evoluojnë në të ardhmen.

Gorani: Do të angazhohemi për një republikë qytetare, me të drejta të njëjta

“Në parim, në këtë deklaratë angazhohemi për një republikë qytetare, ku të gjithë gëzojnë të drejtat e njëjta. Ku jetohet bashkërisht në paqe dhe kur kulturat e ndryshme zhvillohen lirshëm. Republika e Kosovës i takon çdo qytetari që jeton në të. Ajo duhet mbi të gjitha të kuptohet si hapësirë e përbashkët e individëve dhe grupeve shoqërore, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike e kulturore”, tha ai.

Shpaloset partia e re e të pakënaqurve të VV-së

Grupi i Deputetëve të Pavarur në Kuvendin e Kosovës, kanë formuar sot partinë e re pas dorëheqjeve që kanë dhënë muaj më parë.

Një konferencë për media planin dhe mënyrën e organizimit të kësaj partie e shpalosën Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani.

Të pyetur nga gazetarët lidhur me emrin e subjektit më të ri në vend, Ymeri ka thënë se ende nuk i kanë vendosur një emër, teksa tha se ka disa propozime.

“Nuk është vendosur ende për emrin, por ka disa propozime sapo të kemi diçka do ta publikojmë”.

“Kemi bashkëpunëtorë në shumë komuna të Kosovës, jemi duke punuar në këtë drejtim, por gjithsesi kjo çështje do pak kohë. Deri më tani kemi një grup njerëz që janë në mendim të njëjtë me ne”, ka deklaruar Ymeri.

Në një konferencë për media, Ymeri dhe Gorani kanë publikuar një deklaratë të parimeve që thonë se është “përmbledhje e vlerave, bindjeve, parimeve, këndvështrimeve dhe zotimeve politike të tyre”.

Të pakënaqurit e Vetëvendosjes, të cilët u ndanë dhe krijuan Grupin e Deputetëve të Pavarur në Kuvendin e Kosovës, kanë themeluar partinë e tyre më të re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here