Qyteti fantazmë i Mosulit, si dukej dikur dhe tash

0
228

Nëse shihet nga larg, qyteti i vjetër i Mosulit mund të krahasohet me një plazh me rërë.

Kanë kaluar më shumë se tetë muaj prejse Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit e ka humb betejën kundrejt forcave qeveritare irakiane dhe aleatëve të saj.

Derisa ka filluar rindërtimi i saj, qyteti i dytë më i madh i Irakut vazhdon të luftojë për t’u rikthyer në rrugën e saj.

Irakianët janë kthyer në shtëpitë dhe dyqanet e tyre.
Shumë prej tyre thonë se qeveria është duke bërë përpjekje të ngadalta në rindërtimin e qytetit.

Mbrojtja civile e Mosulit është duke bashkëpunuar me NGO-në për të pastruar qytetin e vjetër, por sipas Abdel Satar al-Habbow, drejtori i qytetit të Mosulit, rindërtimi i qytetit mund të marr disa vite.

Shumë shtëpi nuk kanë energji elektrike dhe qasje në rrjetin e ujit. Gjithashtu disa prej tyre janë të minuara.

Përpjekjet për pastrim po ashtu përfshijnë gjetjen dhe identifikimin e kufomave nën rrënojat.

“Është e vështirë të dihet se kush është ai,” tha shefi e mbrojtjes civile të Mosulit, Rabie Ibrahim Hassan për “Al Jazeera”

“Ne nuk kemi një ekip, personel apo qasje në teknologjinë e forenzikës,” tha ai.
Sipas Hassanit, trupat e civilëve zakonisht përcillen për tek varrezat me ceremoni funerale, ndërsa trupat e luftëtarëve të ISIL-it lihen anash.

Hassan vlerëson se mund të jenë rreth 5, 000 trupa të shpërndarë në të gjithë qytetin

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/qyteti-fantazme-i-mosulit-si-dukej-dikur-dhe-tash-531162/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here