Posta e Kosovës Kapi valët e telefonit të njërit prej policëve të zhdukur, flet policia

0
46

Njësia për kërkim-shpëtim e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka filluar kërkimet në terrenin malor për të kërkuar telefonin e njërit prej policëve të zhdukur nga aksidenti i së shtunës. Thuhet se janë kapur disa sinjale telefonike që nuk dihet nga vijnë. Policia e Kosovës, megjithatë, nuk tregojnë detaje rreth kësaj.

Ekipet e shpëtimit të FSK’së, bashkë me njësitet e zjarrfikësve kanë nisur mëngjesin e tretë të operacionit kërkues për gjetjen e dy policëve të zhdukur pas një aksidenti të së shtunës mbrëma në magjistralen Kaçanik- Hani i Elezit.

U raportua se Posta e Kosovës ka arritur të kap ca sinjale telefonike afër malit ku dyshohet se ka ndodhur aksidenti, që nuk dihet se të kujt janë, por në një prononcim për Gazetën Express, zëdhënësi i PK’së nga rajoni i Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se do të japin detaje për çdo gjë që do të ketë të re rreth kësaj çështjeje.

“Hetimet janë duke vazhdu, gjithçka e re do të tregohet nga ana e jonë, në momentin që hasim në risi”, tha ai për Express.

Malësor Dashi dhe Armend Trena, të dytë policë të stacionit të Kaçanikut, dyshohet se me veturën e tyre zyrtare, derisa po udhëtonin nga Hani i Elezit në Kaçanik, kanë rënë në lumin Lepenc.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here