PAMJE TË RËNDA: MOMENTI KUR VRITEN DY USHTARËT E UÇK-SË NË PRISHTINË

0
1724

Më 2 korrik të vitit 1999, pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova dy shqiptarë, të cilët kishin qenë pjesë e UÇK-së, u vranë nga trupat e ushtrisë britanike.

Të vrarët ishin Avni I. Dudi dhe Fahri N. Bici, që të dy ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në minutën 0:15 të videos së publikuar nga Associated Press shihet momenti kur njëri nga të vrarët ngrit dorën lart duke kërkuar ndihmë dhe bie pa ndjenja mbi veturë.

Në videon nga arkivi i agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Associated Press thuhet se trupat britanike hapën zjarr ndaj tyre kur automjeti në të cilin ndodheshin ata filloi të lëviz drejt pozicioneve të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here