Nënkryetari i komunës i bën thirrje zhytësit me përvojë: Eja në Kaçanik, burrë i dheut

0
227

Nënkryetari i Kaçanikut, Ylber Bajra, i ka reaguar zhytësit Ismail Kosumit, i cili ka dhënë një deklaratë me anë të së cilës edhe ka dhënë këshilla për gjetjen e dy policëve të cilët ende po konsiderohen të zhdukur.

Me anë të një postimi në Facebook, Bajra i bën thirrje Kosumit që të shkojë në Kaçanik dhe të ndihmojë në gjetjen e tyre.

Ky është postimi i tij:

Ismail Kosumi, eja në Kaçanik burrë i dheut!

Lexova deklaratën tuaj sot lidhur me aksidentin e dy zyrtarëve policor të Kaçanikut. Lexova edhe këshillat dhe atë se askush nga institucionet nuk të ka ba ftesë!

Po bahen katër ditë e njësitet e zhytësve dhe njësite tjera elite të Kosovës po bëjnë përpjekje kolosale në kërkim shpëtim..! Jemi me mijëra në ankth. Ju deklaroheni gjithashtu se “do duheshin vetëm 10 individ me përvojë që të përshkojn lumin,..”!

I dashuri Ismail Kosumi, me qindra zyrtar e vullnetar do të jemi në shërbimin tuaj.

Eja në Kaçanik burrë i dheut, të lus në emër të të gjithë kaçanikasve. Eja vëlla!

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/nenkryetari-i-komunes-i-ben-thirrje-zhytesit-me-pervoje-eja-ne-kacanik-burre-i-dheut-531282/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here