HAZIRI: DY NGA KATËR PROPOZIMET E SHOQËRISË CIVILE JANË PËRFSHIRË NË BASHKËQEVERISJE

0
76

Pas reagimit të disa organizatave joqeveritare të Gjilanit, për kinse mos përfshirjen e shoqërisë civile në emërimet e larta, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka dhënë një sqarim për opinionin.

Haziri ka thënë se nga katër propozimet organizatave joqeveritare, dy prej tyre janë përfshirë në sektorë të mëdhenj.

“Është e vërtetë që OJQ-të nuk janë të përfshirë në bashkëqeverisje, mirëpo dy nga katër propozimet e tyre i kam emëruar në sektorë të mëdhenjë. Valbona Tahiri dhe Bekim Bajrami, janë dy emrat të cilët janë nder për mua që janë përfshirë në qeverisje. Ata janë dy autoritete profesionale me rezultate afirmative. Ftoj OJQ-të që në vazhdimësi të jenë partnere me Komunën për zhvillimin e “Gjilanit 2021 plus”, ka thënë Haziri.

Përndryshe, të hënën kreu i Gjilanit ka bërë publike emërimet e larta, duke i vlerësuar ata si personalitete me kredo të lartë në shërbim të qytetarëve, thuhet në komunikatën për media.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here