Eksklozive: Prindërit nuk e dinë për zhdukjen e Armend Trenës në Lepenc

0
485

Të gjithë janë ngritur në këmbë për t’i kërkuar policët e zhdukur. Por prindërit e Armend Trenes nuk e dinë ende se çfarë ka ndodhur me djalin e tyre.

Ata, të shtyrë në moshë, jetojnë një fshat të thellë të Kaçanikut, larg informacioneve që flasin për zhdukjen dhe kërkimin e dy policëve.

Pjesa e familjes Trena që e dinë se çka ka ndodhë me djalin e tyre, kanë pritur njerëz.

Mes shumë qytetarëve, për një kohë në dy familjet e policëve të zhdukur ka qëndruar zv.kryeminstri i Kosovës, Behxhet Pacolli dhe ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi.

Ndërkohë kërkimet në ditën e tretë kanë vazhduar.

Numri i vullnetarëve është i madh.

Vendi ku janë aksidentuar Malsor Dashi e Armend Trena po kontrollohet për herë të dytë, por asnjë gjurmë nuk është gjetur.

Për të ndihmuar rreth operacioni kanë ardhur ekipe edhe nga Prishtina.

Mes tyre edhe deputet të Kuvendit të Kosovës.

Familjarët e policëve presin në ankth.

Kryemami i Kaçanikut i cili është edhe zhytës vullnetar, po lë fajtor një kompani private për vështërësitë e kërkimit.

Përkundër pengesave në kërkim vullneti për t’i gjetur është i madh.

Në ditën e tretë, ujerat e rrëmbyeshme të Lepencit po i mbajnë të zhdukur deri ne këto momente Malsorin dhe Armendin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here