Ronela Hajati shprehet pa dorëza, tregon pse u bë e suksesshme Era Istrefi!

0
213

Ronela Hajati dhe Era Istrefi
Projekti më i ri i publikuar nga Ronela Hajati, e lidh këngëtaren shumë me Era Istrefin. Arsyeja? ‘Maje men’ del nga e njejti label, Redbox, bashkëpunëtorët e Strefie-t në këngën ‘BonBon’. Duke marrë parasysh se sa sukses pati ky hit, Ronela nuk mund t’i shpëtonte pyetjes nëse ka synim për tregun ndërkombëtar ose jo.

Këngëtarja e ka pasur një përgjigje, e nuk ka përjashtuar as emrin e Erës. Mesa duket, Hajati nuk e ka si objektiv arritjen e industrisë së huaj të muzikës: “Era pati edhe fat përveç talentit. Unë nuk kam dëshirë të fluturoj me presh. Të gjithë atyre që po u ecën jashtë, unë u uroj vetëm fat”, është shprehur Hajati, edhe pse nuk e ka lënë pa përmendur ardhjen e ndonjë oferte të caktuar, shkruan Bordo.al.

Nëse dikush vjen edhe më thotë për të bërë një këngë ose nëse do kem kontakte, është eufori e madhe pavarësisht 1 milion komenteve që do të shoqërojnë. Unë në Amerikë nuk besoj se do tentoja”, ka përfunduar ajo, për t’i bërë të qarta një herë e mirë synimet në karrierë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here