Lushtaku kritikon Veselin: Është përgjegjës

0
228

Kryetari i Degës në Skenderaj të Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka folur për gjendjen e partisë në nivel vendi.

Ish-kryetari i Skenderajt ka adresuar kritika në adresë të kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, për performancën jo të mirë të partisë në zgjedhjet e fundit në vend.

Lushtaku ka thënë në “Pressing”, se Veseli është përgjegjës për humbjen e PDK’së në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Ai ka vlerësuar se me kandidatë më të mirë në disa komuna, PDK do të arrinte rezultate më të mira.

Megjithatë, Lushtaku ka thënë se do ta mbështeste Veselin për kryetar të PDK’së përsëri, nëse rikandidon për këtë pozitë.

Por, ka thënë se nëse partia dështon përsëri në zgjedhje, Veseli do të duhej të largohej vetë.

Lushtaku e ka këshilluar Veselin të jetë më i prerë në vendimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here