Haradinaj përpiqet t’ia heq “frikën e Kosovës” Kryeministrit të Spanjës

0
221

Kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë për Gazetën El Pais ka thënë se Kosova dhe Katalonja nuk kanë asgjë të përbashkët dhe se secila analogji është e pakuptimtë. Haradinaj, në një mesazh drejtuar shefit të qeverisë në Madrid, Mariano Rajoy, ka thënë se Kosova nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Katalonjës

Ai I ka kërkuar Spanjës që t’i ndihmojë Kosovës që të bëhet anëtare e BE’së që të mos mbetet një vrimë në rajon.

Haradinaj po ashtu është shfaqur optimist se Kosova në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm do të bëhet shtet kandidat për anëtarësim në BE.

“Kosova është është krijuar pas dezintegrimit të Federatës Jugosllave në një proces të përgjakshëm, ku kanë marrë pjesë të gjithë kundër të gjithëve. Kjo nuk ka ndodhur në Spanjë, ku respektohen të drejtat politike dhe qytetare. Nuk mund të krahasohen represioni nën regjimin e Slobodan Millosheviqit me situatën në Spanjë, kjo do të ishte madje edhe ofenduese” ka thënë kreu i Qeverisë së Kosovës.

Haradinaj, sipas El Pais, është i vetëdijshëm se kryeministri i Spanjës nuk do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes BE – Ballkani Perëndimor, për shkak të frikës se secesionistët katolanas do ta përdorin këtë për hesape të tyre, por thekson se është i gatshëm për çfarëdo kontakti dhe se do ta kishte nderin që ta përshëndeste Kryeministrin e Spanjës, sepse ka shumë tema për biseda, siç është bashkëpunimi kulturor dhe ekonomik.

“Është fatkeqe vetoja e Rajoy (për deklaratën e samitit të Sofjes) sepse Kosova e respekton shumë Spanjën si komb dhe si demokraci të konsoliduar. Sikur edhe shtetet tjera që janë krijuar me rënien e Jugosllavisë nga Kosova deri te Maqedonia po synojmë të na kuptojnë dhe shpresojmë që një ditë Spanja do të na pranojë si pjesëtar të familjes që i përkasim”, ka thënë Haradinaj.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/haradinaj-perpiqet-t-ia-heq-friken-e-kosoves-kryeministrit-te-spanjes-530845/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here