Stacioni i autobusëve në Prishtinë, mashtron dhe diskriminon studentët

0
101

Janë bërë tetë muaj prej kur stacioni i autobusëve në Prishtinë ka vendosur tarifë prej 10 centësh për personat që hyjnë brenda në stacion.

Por, e njëjta gjë nuk vlen edhe për studentët.

Në fakt, disa nga ta e paguajnë këtë tarifë e disa jo, shkruan Gazeta New Born.

Studentja Albulena Rexhepi, e cila udhëton cdo javë për në qytetin e saj Gjakovën tregon se nuk kryen kurfarë pagese për të hyrë brenda në stacion, pasi që një rojë i stacionit i ka thënë se studentët nuk kanë nevojë të paguajnë.

“Mjafton që rojes në derën e stacionit t’i tregoj se jam studente dhe nuk kam nevojë të paguaj” tha ajo.

Por, e njëjta gjë nuk vlen për studenten tjetër Edona Sadriu, ajo cdoherë e paguan këtë tarifë .

“Unë sa herë vi në stacion paguaj, as që kam ditur për një gjë të tillë” tregon ajo.

Edhe një tjetër student, tregon se ai e paguan cdo ditë tarifën pasi që nuk e ka ditur se mund të hyj në stacion pa pagesë.

Të pyetur punëtorët e sporteleve, se një student a duhet të paguajë tarifë apo jo. Ata thanë se nuk kanë marrë ndonjë vendim në lidhje me këtë cështje, por nëse i tregoni rojës se jeni student atëherë mund të kaloni pa paguar.

Kur i pyetëm se cfarë të bëjnë shumica e studentëve që nuk e dinë një gjë të tillë, ata thanë se nuk e kanë ndonjë vendim.

“Sic të thashë edhe më parë ne nuk kemi ndonjë vendim prandaj s’mund të them asgjë” u përgjigj njëri nga punëtorët e sportelit në stacionin e autobusëve.

Vendimi për tarifë nuk ishte pritur mirë nga udhëtarët, madje shumica presin jashtë stacionit vetëm që t’i ikin kësaj. /Gazeta New Born/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here