Rekord, Leverkusen paguan 30 milionë euro për një talent 17 vjeçar

0
237

Leverkusen ka pasur kurajën për të rrezikuar, por ndoshta jo edhe aq shumë duke parë cilësitë e jashtëzakonshme.

“Diamanti” brazilian, Paulinho, i lindur në vitin 2000, duke nisur nga qershori i ardhshëm do të federohet me Leverkusen, pasi gjermanët kanë fituar ankandin me gjysmën e Europës dhe do të marrin futbollistin e Vasco de Gama për 30 milionë euro.

“Dua të njoh Europës falë Leverkusen, – kanë qenë fjalët e 17-vjeçari Paulinho. – Dua të luajë në Champions dhe të rritem si futbollist.”

Paulinho, në muajin janar shënoi në Kupën Libertadores duke u bërë futbollisti më i ri që shënon në këtë veprimtari dhe gjithashtu është bërë lojtari i parë i lindur në mijëvjeçarin e ri që shënon një gol në kampionatin brazilian.

Ai ishte pjesë e kombëtares U-17 të Brazilit që u rendit në vendin e tretë në Kupën e Botës të kësaj moshe

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here