Policia jep detaje të reja për aksidentin e dy policëve që ranë në Lepenc

0
369

Dyshohet se lumi i ka bartur trupat e policëve në Maqedoni
(E plotësuar) – Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e mbrëmshëm në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani i Elezit, kur një veturë e policisë ku ishin dy zyrtarë policorë ka rënë në rrjedhën e lumit Lepenc, për fatinë të cilëve nuk dihet që nga momenti i aksidentit. Ndërsa, për gjetjen e trupave të tyre janë angazhuar ekipe të kërkim shpëtimit.

Kërkimet për dy policët janë duke u zhvilluar përgjatë tërë rrjedhës së lumit Lepanci nga vendi i aksidentit.

Përveç ekipeve të specializuara për kërkim, në vendin e ngjarjes sot kanë dalur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, U.D. i Drejtorit të Policisë, Naim Rexha, këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi dhe kryetarët e komunave Kaçanik dhe Hani i Elezit.

Policia përmes një komunikate ka dhënë detajet lidhur me aksidentin e ndodhur të shtunën rreth orës 20:45 minuta në rrugën magjistrale Hani i Elezit-Kaçanik, tek vendi i quajtur Kulla me qeshmë. Sipas Policisë, vetura zyrtare e Policisë së Kosovës në të cilën ndodheshin dy zyrtar policor, për shkaqe ende të panjohura kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë nga rruga duke rënë nga një lartësi në rrjedhën e lumit Lepenc, nga të gjitha institucionet dhe njësitet prezentë ende vazhdojnë angazhimet intensive drejt kërkimit të dy zyrtarëve policor.

Ashtu siç është bërë e ditur menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë angazhuar menjëherë të gjitha njësitë relevante të Policisë së Kosovës, duke përfshirë edhe koordinimin, bashkëpunimin dhe angazhimin e menjëhershëm të njësitit të zjarrfikëseve, ekipit mjekësor, njësitit të FSK-së dhe njoftimit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i cili po ashtu ka dalë në vend ngjarje”, thuhet në kumtesën e Policisë.

Policia thotë se “një interesim dhe përkushtim të pakursyer drejt këtij rasti e kanë dhënë edhe Qeveria e RKS-së, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, FSK-ja dhe institucionet tjera prezentë, ku sot Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, i shoqëruar nga Shefi i Stafit të Kryeministrit Avni Arifi dhe U.D. i Drejtorit të përgjithshëm të PK-së Naim Rexha, kanë dalë në vendin e ngjarjes për tu kujdesur nga afër dhe për tu njohur me të gjitha zhvillimet rreth rastit”.

Sipas policisë, krerët e institucioneve gjatë kësaj vizite u zotuan se do të angazhohen maksimalisht dhe nuk do të ndalen për asnjë çast drejt daljes në ndihmë dhe kërkimit të dy zyrtarëve policor të përfshirë në këtë aksident, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

Ata theksuan se ndajnë shqetësimin me familjarë dhe zyrtarë policor në këtë fazë shumë të vështirë për fatin e dy policëve, të cilët ishin në shërbim të qytetarëve dhe vendit”.

Njëkohësisht, ministri Gashi, drejtori i Policisë dhe këshilltari i Kryeministrit kanë falënderuar të gjitha institucionet, njësitet, qytetarët dhe zyrtarët policor që janë duke vazhduar me aktivitetet drejt kontrollimit të terrenit dhe rrjedhës se lumit ku ka ndodhur aksidenti.

ImageMinistri Gashi, drejtori i Policisë dhe këshilltari i KryeministritFOTO GALERI
***

Në vendin e ngjarjes në lumin Lepenc ku u zhdukën dy policë pas një aksidenti mesnatën e së shtunës ka mbërritur edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.

Gashi tha se janë në kontakt edhe me autoritetet e Maqedonisë pasi rrjedha e lumit mund t’i ketë bartuar trupat e dy pjesëtarëve të policisë përtej kufirit.

Ndërsa, nga vendi ku po kërkohen dy policët e zhdukur mbrëmë në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit, drejtori i Policisë, Naim Rexha, ka thënë se ka mjaftueshëm persona që janë angazhuar në kërkim.

Edhe Agim Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt,ka thënë se kërkimet kanë filluar dhe jemi në bashkëpunim së bashku me FSK-në për kërkimin e policëve.

“Sipas vëllimit të ujit të rrëmbyeshëm në Lepenc, ka gjasa që trupat të mund të janë bartur në territorin e Maqedonisë. Gjithashtu, ne jemi në kontakt me autoritetet maqedone lidhur me këtë”, tha Gashi.

Gashi: Ende s’ka informacione se si ka ndodhur aksidenti i dy policëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka vizituar vendin ku po kërkohen dy policët e humbur, në lumin Lepenc, ku ka thënë se ende nuk kanë informacione të sakta se si ka ndodhur aksidenti i dy policëve mbrëmë rreth orës 20:45.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në një vend ku rruga është e papërshtatshme.

Ndërsa zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë, Naim Rexha theksoi se të gjitha njësitet janë duke bërë gjithçka për gjetjen e policëve të aksidentuar.

Bashkë me ministrin ishte edhe shefi i stafit të kryeministrit, Avni Arifi.

Naim Rexha flet nga vendi i kërkimit: Ndajmë dhimbjen për rastin e ndodhur

Në vendin ku po zhvillohen kërkimet për dy policët e zhdukur që nga mbrëmë, po qëndron edhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Naim Rexha.

Ky i fundit ka falënderuar të gjitha institucionet që janë kyqur në këtë rast.

Rexha ka shtuar se ndjen dhimbje për rastin e ndodhur.

“Ndajmë dhimbjen për rastin e ndodhur. Falënderoj te gjitha institucionet e kyqura në këtë rast”, është shprehur ai.

Ministri Gashi tregon detaje për operacionin e kërkimit të dy policëve të zhdukur

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi po qëndron në Kaçanik ku njësitet policore, FSK-ja, zjarrëfikësit dhe shumë qytetarë po ndihmojnë në kërkimin e dy policëve të zhdukur mbrëmë në lumin Lepenc.

Gashi ka thënë se Policia ka pranuar menjëherë informatën për rastin në fjalë.

Sipas tij, gjatë kërkimit të dy policëve po ndihmon edhe Bechtel Enka.

“Informata e parë ka ardhë drejtpërdrejt në Policinë e Kosovës. Njësitet përkatëse kanë punuar deri në orën 3:30 minuta, dhe të njëjtit po vazhdojnë edhe sot deri në gjetjen e dy zyrtarëve policorë. Në këtë operacion ndihmë kanë dhënë edhe Bechtel Enka me ndriçim. Jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me Maqedoninë. Po ashtu janë marrë të gjitha masat e nevojshme”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, dy policët e zhdukur mbrëmë në Kaçanik, përkatësisht në lumin Lepenc janë Malsor Dashi dhe Armend Trena.

ImageMinistri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi në KaçanikFOTO GALERI
Rinisin kërkimet për dy policët

Njësiti i zhytësve të FSK-së, bashkë Policinë e Kosovës, kanë rinisur mëngjesin e sotëm kërkimin për dy trupat e dy zyrtarëve policorë që janë zhdukur në lumin Lepenc.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Mbrëmë dy policët M.D. dhe A.T. janë rrokullisur në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, me veturë zyrtare, prej ku trupat e tyre janë zhdukur.

Aksioni për kërkimin e tyre po vazhdon edhe sot, pasi që mbrëmë kërkimet për t’i gjetur trupat e tyre janë zhvilluar deri vonë.

Policia jep detaje rreth kërkimit të dy policëve që ranë mbrëmë në lumin Lepenc

Mbrëmë rreth orës 21:00, një veturë e Policisë së Kosovës me dy pjesëtarë brenda ka rënë në lumin Lepenc që gjendet në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.

Policia bashkë me zhytësit ka vazhduar kërkimet deri në orën 04;00 të mëngjesit, por pa rezultat.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi sot ka thënë se në orët e para të mëngjesit janë detyruar të ndërpresin kërkimet për shkak të kushteve të natës.

Por ai ka thënë se sot do të vazhdojnë sërish me kërkimin e dy policëve.

‘Jemi duke punuar në bashkëpunim me FSK-në dhe zhytësat. Në orën 04:00 janë ndërprerë shkaku i kushteteve të natës dhe sot do të vazhdojmë kërkimet’, ka thënë Gashi/

‘Jemi duke bërë kërkimet tona dhe nuk mund të parashikojmë se çka do të ndodh tutje’, ka shtuar ai.

Media ka mësuar se policët në fjalë vijnë nga Kaçaniku dhe emrat e tyre janë Malësor Dashi dhe Armend Trena.

Rasti ka ndodhur konkretisht tek lokaliteti i njohur si “Kulla me çeshme”.

ImagePamje nga vendi i ngjarjesFOTO GALERI
***

Po përfundojnë kërkimet për dy policët e aksidentuar në lumin Lepenc për shkak të kushteve jo të favorshme,
për të vazhduar sot në mëngjes.

Këtë e kanë thënë zyrtarët kompetentë në vendin e ngjarjes.

Kujtojme se dy policët që ende nuk janë gjetur janë Malsor Dashi (26 vjeç) dhe Armend Trena (23 vjeç) nga komuna e Kacanikut, teksa në vend ngjarje gjatë kërkimeve kishte dalë edhe kryetari i kësaj komun, Besim Ilazi.

***

Mbrëmjen e vonë të së shtunës, një veturë e Policisë së Kosovës në rrethana ende të panjohura ka rënë në lumin Lepenc.

Sipas raportimeve ende nuk dihen shkaqet që çuan deri në fundosjen e veturës policore në të cilën gjendeshin dhe dy pjesëtarë të policisë tashmë të zhdukur.

Sipas Zëdhënësit të policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi vetura kishte depërtuar urën:

‘’ Ende nuk dihen arsyet por vetura ka thyer barrierat e urës duke rënë poshtë’’ ka thënë ai.

Të gjitha njësitë relevantë janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje për të gjetur dy pjesëtarët e policisë.

Kërkimeve për policët iu janë bashkuar edhe FSK dhe ekipet e zjarrëfikësve

Ja kush janë policët që po kërkohen në Lepenc

Pas aksidentit të ndodhur në lumin Lepenc, sipas raportimeve të mediave lokale në Kaçanik, është zbuluar se kush janë dy policët e zhdukur pas rënies në lum.

Klan mëson se policët janë identifikuar dy personat në fotografi me inicialet njëri M.D dhe tjetri A.T.

Policia ende është duke vazhduar kërkimet për të gjetur trupat e dy kolegëve të tyre të cilët në rrethana ende të panjohura kanë përfunduar aksidentalisht në lumin Lepenc.

ImagePolicët që po kërkohen në LepencFOTO GALERI
***

Po vazhdon kërkimi i dy policëve që me veturë kanë rënë në humnerë në mbrëmjen e të shtunës në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit.

Në vendin e ngjarjes tashmë janë edhe pjestarë të FSK-së, si dhe njësiti i zhytësve të cilët janë futur në lumin Lepenc në kërkim të dy policëve të zhdukur.

* * * *

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Magjistralën Kaçanik-Hani i Elezit.

Një veturë e policisë me dy pjesëtar ka rënë në lumin Iber-Lepenc.

Të gjitha njësitë relevantë janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje për të gjetur dy pjesëtarët e policisë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

“Një veturë e policisë me dy pjesëtar ka rënë në lumin Iber Lepenc. Jemi duke i kërkuar trupat e tyre. Nuk dihet ende asgjë. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kontrollojnë dy anët e brigjeve të lumit. Nuk dihen shkaqet, por vetura ka thyer barrierat e urës duke rënë poshtë” ka thënë Gashi.FOTO GALERIImageFOTO GALERI
Dyshohet se policët kanë mbetur të vdekur pasi kanë rënë në lum.

Rasti ka ndodhur konkretisht tek “Kulla me qeshme”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here