Kosova e Zvicra, së shpejti ujdi për pensionet

0
93

Kosova dhe Zvicra së shpejti në ujdi për pensionet, kështu ka thënë ministri i Punëve dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

Reçica ka thënë se tani ka marrë edhe konfirmimin zyrtarë për nënshkrimin e marrëveshjes për ujdinë mes dy vendeve.

Ai ka thënë për Klan Kosova se fillimi i qershorit është data vendimtare dhe se janë duke i zhvilluar përgatitjet për konfirmimin e saktë të kësaj date.

“Tanimë kemi marrë një konfirmim zyrtarë një parim për një datë në fillim të qershorit për nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe jemi duke zhvilluar përgatitjet për konfirmimin e saktë të kësaj date dhe fajin për këtë vonesë nuk e ka as pala kosovare e as ajo zvicerane”, ka thënë Reçica.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here