Ky është Objektet e papërfunduara sportive në Mitrovicë përdoren për aktivitete të paligjshme

0
66

Disa objekte të ndërtuara nga BE’ja, në pjesën Jugore të Mitrovicës, kanë mbetur të papërfunduara. Zyrtarët e Komunës fajin e hedhin te problemet teknike pse s’kanë hyrë në funksione objektet. Mirëpo, dikush ato hapësira po i përdorë për aktivitete të paligjshme, raporton T7,

Këto pishina ishin planifikuar të jenë të mbushura me ujë. Edhe kjo sallë e basketbollit mendohej t’i shërbente të rinjve të Komunës së Mitrovicës.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kishte financuar këtë objekt bashkë me një tjetër i cili do duhet të ishte qendër tregtare.

Edhe pse nga këta të fundit nuk kanë sqaruar ende se pse këto objekte nuk janë në dispozicion për mitrovicasit, këtu duket gjithçka gati.

E nxënësit e gjimnazit “Frank Bardhi” por edhe të shkollave tjera të cilët e frekuentojnë këtë pjesë ankohen edhe për diçka tjetër.

E gjatë kohës sa po xhirohej u panë edhe pamje jo fort të hijshme nga nxënësit.

E ne gjendje jo të mirë është objekti tek ura e Ibrit.

Agim Bahtiri thotë se këto objekte të ndërtuara nga BE’ja kanë pasur disa probleme teknike.

Përpos kësaj, kësaj qendre sportive i duhet edhe një bord.

Kurse për qendrën tregtare, kreu i Mitrovicës thotë se qiraja për të paguar muajin është 30 mijë euro.

Por sipas burimeve që ka T7 thuhet se kjo shifër është shumë e lartë dhe se ofertuesit kanë kërkuar që qiraja të zvogëlohet por që shefi i komunës së Mitrovicës jugore nuk ka pranuar.

Këto objekte kanë pasur mundësin që të krijojnë edhe shumë vende të reja pune

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here