Analisti politik tregon kush mund ta rrëzojë Qeverinë Haradinaj

0
182

Replika dhe përplasje në distancë që po zhvillohen prej ditësh brenda koalicionit aktual janë shkëndijat e para se ky konstilacion po shkon drejt fundit.

Lidhur me ketë është deklaruar edhe njohësi i zhvillimeve politike në vend.

Analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, tha se ky koalicion mund të prishet nga çdo partner, duke filluar nga PDK-ja, Nisma dhe AKR-ja.

Por, Krasniqi thotë se PDK-ja tani po pret deri sa të mbarojnë zgjedhjet e brendshme në LDK, për ta shikuar se cili do të jetë lideri i ri i kësaj partie, e më pas për të vepruar pastaj me matematikat e saja.

Image
Faik Krasniqi
FOTO GALERI
“Ky koalicion mund të prishet nga çdo partner, duke filluar nga PDK-ja, Nisma dhe AKR-ja. Nuk besoj që këtë vit do të ketë prishje të koalicionit dhe zgjedhje të jashtëzakonshme. Pse nuk do të ketë? Sepse PDK-ja pret deri sa të mbarojnë zgjedhjet në LDK, për ta shikuar se cili do të jetë lideri i ri i kësaj partie, dhe ajo të veprojë sipas matematikave të veta”, është shprehu Krasniqi.

Ai thotë se fati i koalicionit aktual është në dorën e Partisë Demokratike të Kosovës.

“PDK-ja e ka në dorë fatin e këtij koalicioni, sepse Nisma dhe AKR edhe pse me votat e deputetëve të saj dhe me ato të opozitës mund ta rrëzojnë kurdoherë, por nuk janë çmendur të dalin nga Qeveria që edhe pse kanë pak deputetë, kanë gati mbi 35 përqind të Qeverisë”, përfundoi Krasniqi për

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here