PRESIDENTI FALË VRASËSIN – VAJZA E VIKTIMËS KRAHASON VARROSJEN ME VENDIMIN E THAÇIT

0
1346

Arbenita Arifi sa ishte në shkollën e mesme kishte mbetur pa baba. Agroni babai i saj ishte vrarë nga Ruzhdi Misini në vitin 2010, por presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ia fali dy vjet burgim vrasësit të Agronit.

Ajo vendimin e presidentit po e quan poshtërues, teksa krahason ditën e faljes së dënimit nga presidenti me ditën kur është varrosur babai i saj.

“U kanë njëjtë sikur atë ditë kur e kemi varrosur babën kur na ka shku, e kur e kemi marrë vesh se çfarë ka ndodhur, e njëjta u kanë, veç edhe ma keq. Jam kanë në polici edhe më thanë që ky është vendim i Presidentit dhe nuk ki çka me bo”, tha Arifi.

Ajo po ashtu pati një porosi për Presidentin që sipas saj duhet të ndikojë në parandalimin e vrasjeve, e jo stimulimin e tyre.

“Presidentit i kisha thanë nëse mendon ai me i ndalë këto vrasje që po bëhen çdo ditë, ai nuk duhet të falë njerëz që kryejnë vrasje, që marrin jetë, që e lajnë dikënd me u rritë pa babë”, porositi Arifi për Kallxo.

14 persona të dënuar me burg kishin përfituar nga falja e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në fillim të këtij muaji.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur një dekret për falje për 14 të dënuar që po vuajnë dënimin në Burgun e Dubravës. Ai mori vendimin sipas rekomandimit të Komisionit për Shqyrtimin e Kërkesave për Falje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here