“Këta persona do të akuzohen nga Gjykata Speciale, Hashim Thaçi do të amnistohet”

0
297

Ende nuk është bërë e qartë se kur Gjykata Speciale do të nis me akuzat e para ndaj personave që kanë kryer krime në territorin e Kosovës brenda periudhës 1 janar 1999 deri më 31 dhjetor 2000. Zyrtarë të kësaj gjykatë bëjnë të ditur se të gjithë personat e përfshirë në krime të rënda brenda kësaj periudhe do të jenë pjesë e kësaj gjykate, ndonëse për shkak të hetimeve nuk e bën të ditur se kur do të fillojnë hetimet.

Madje kjo gjykatë për shkak të punës që është duke zhvilluar nuk përmend as emra se kush mund të jenë të gjykuarit e parë, edhe në qoftë se ata do të jenë nga krerët e shtetit të Kosovës.

Kështu, ish eprori i lartë i G2 UÇK-TMK, tani pasluftës eprori i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se ndonëse kjo gjykatë është selektive e cila amniston krimet serbe në Kosovë, si fajtor kryesor e bën Presidentin Hashim Thaçi për krijimin e saj.

Image
Naim Miftari
“Gjykata Speciale është gjykatë jo e drejtë dhe selektive pasi fajtorin kryesor shtetin serb e anashkalon dhe e amniston, vetformimin e gjykatës e ka paraprirë propaganda politike anti- UÇK dhe anti shqiptare e Beogradit. Formimi vjen edhe për fajin se Kosova dështoj me gjykata dhe në sistemin e drejtësisë, por edhe nuk pati as vullnet, as guxim ta formoj vetë Gjykatën Speciale për krimet e luftës dhe për vrasjet politike gjatë dhe pas luftës, dhe pos faktorit të huaj anti shqiptar. Rolin kryesor në formimin e kësaj gjykate të huaj e bartë Presidenti i tanishëm Hashim Thaçi, i cili pothuajse në gjitha akuzat ndërkombëtare dhe vendore, dhe raportet negative ndërkombëtare akuzohet si urdhërues i shumicës së krimeve të luftës, por edhe vrasjeve politike që ia hapën rrugën të vjen vetë në pushtet”, vlerëson Miftari.

Ai përmend edhe tri dështime të kësaj gjykate duke thënë se 97% e krimeve gjatë kësaj periudhe që do të hetohen janë kryer nga serbët, ndërsa 3% nga shqiptarët, duke e nxjerrë si fajtor kryesor Presidentin Thaçi. Madje ai thotë se gati asnjë vrasje sidomos politikë nuk është bërë pa urdhërin dhe dijeninë e Thaçit dhe klanit të tij Rogner.

“Kjo gjykatë i ka tri dështime qysh në fillim: kjo gjykatë është plotësisht politike, e para amnestohen krimet serbe e që përbëjnë 97% të gjitha krimeve të kryera në territorin e Kosovës; e dyta amnestohen në qetësi edhe Hashim Thaçi nga ndjekja penale e kësaj gjykate (edhepse raportet ndërkombëtare dhe raportet bazë që e formuan këtë gjykatë, Thaçin e kanë si të akuzuar kryesor), çka është një e padrejtë e madhe pasi edhe ato 3% të krimeve të kryera në Kosovë nga shqiptarët, mbi 90% sidomos vrasje politike janë kryer nga urdhërat dhe miratimi i Hashim Thaçit dhe nga vartësit e klanit të tij, që përbëhet dikun 12-15 persona të ashtuquajtur Kapo-Komandatat; e treta, e padrejta e madhe e kësajgjykatë është se merren vetëm krimet në një interval kohor (episode kohor) i krimeve, çka nuk është as korrekte, e as ligjore, pasi krimet sidomos vrasjet nuk zbulohen apo ndjeken me epizoda kohore, por ndjeken përjetësisht, pasi vrasjet nuk plaken, merrni shembull FBI amerikane para ca kohësh kapi vrasësin e kërkuar me 40 vjet, mbi katër dekada”, thekson Miftari.

Ai nuk përmend emra se kush mund të jenë të akuzuarit kryesor, por përmend disa nga rastet që kanë ndodhur brenda kësaj periudhe.

“Sa i përket kush do të akuzohet kjo nuk ka rëndësi shumë, por rastet e …Rahovecit, Radoniqit, Prizrenit, Llapit, Kleqkes, por edhe disa raste të veqantë tjera në pjesë tjera të Kosovës, do të ndjeken dhe hetohen, nuk e besoj se kjo gjykatë do të ketë sukses tjetër pos do të kaloj si gjykatat e UNMIK dhe EULEX-it. UÇK nuk ka kryer krime masive, mundet individ i UÇK-së të ketë kryer krim të manipuluar individualisht, por ato krime janë shumë pak dhe shumë ta rralla, por prapë po e ceki se kjo gjykatë është politike e ndikuar nga Serbia dhe Rusia dhe disa miq pro-serbë evropianë e disa edhe i kanë blerë, kjo është teatër me viktimat pa marrë parasysh a janë viktimat shumicë që janë shqiptarë, apo kur viktimat janë serbë, romë apo tjetër, drejtësia duhet të jetë e njëjtë për të gjithë”, thotë Miftari për

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here