Eksklozive : Filluan edhe përplasjet e para te Kualicionit . tani drejt rrezimit te kesaj Qeverie

0
121

Ka filluar përplasja brenda koalicionit qeverisës se kush e ka fuqinë për ta çuar vendin në zgjedhje të reja parlamentare. PDK e NISMA po pretendojnë se fati i Qeverisë Haradinaj varet nga ta. Të dyja këto parti, ndonëse në pushtet, e kanë ‘kunxhuar’ njëra tjetrën se kush mund ta rrëzojë Qeverinë. Ani pse LDK’ja përmes një tryeze të disa ditëve më parë dha sinjale të tërheqjes nga kërkesa e tyre për zgjedhje të parakohshme.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, tha ditë më parë pas tryezës së LDK-së se i treguan partisë së Mustafës që vetëm PDK-ja është ajo që mund ta çojë vendin në zgjedhje. Ai deklaroi se tash nuk është koha për zgjedhje

“Veç PDK-ja e çon vendin në zgjedhje jo LDK-ja, nuk është kjo çështje e inateve. Deshëm me tregu që nuk është rendi i zgjedhjeve, ne mendojmë që ky mandat duhet të shkojë deri në fund, Kosovës i duhet stabiliteti qeverisës por edhe opozitë e fuqishme por nuk kemi nevojë e as hapësirë për zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Krasniqi.

Sipas tij, nëse partitë që kanë interes për të shkuar në zgjedhje arrijnë ta bëjnë shumicën, PDK-ja është e gatshme.

Por me deklaratën e tij, Krasniqi zgjoi reagimin e partnerit qeverisës të Nismës Social Demokrate. Bilall Sherifi, shef i Grupit Parlamentar të partisë së Fatmir Limajt, ia bëri të qartë Krasniqit se askush nuk duhet të mendojë se është aq i fuqishëm sa të varët shkuarja ose jo në zgjedhje pre tyre.

“Kushdo që beson që është shumë i fuqishëm dhe se pa të vendi nuk pa të shkon në zgjedhje, e ka gabim. Pra, nuk është që kanë shumë fuqi partitë e mëdha. Mund të kenë fuqi të madhe brenda koalicionit, në parlament gjatë punimit të seancave, por jo që e kanë në dorë shkuarjen ose jo të vendit në zgjedhje”, ka thënë Sherifi.

Ai ka shpjeguar se vetëm në dy forma, vendi mund të shkojë në zgjedhje, me pajtim të 80 deputetëve, ose me rrëzim të Qeverisë.

Sidoqoftë, partitë kanë nisur të prezantojnë platforma të ndryshme se si ta nxjerrin vendin nga kriza dhe t’i çojnë tutje proceset e mëdha.

Pas tryezës të së mërkurës të LDK’së, u vendos që të mbahen tryeza të tilla me rotacion nga partitë tjera. Ndërkaq LDK’ja shtoi se vetëm pas kësaj do të kërkojnë zgjedhje të reja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here