Deputeti i PDK-së tregon se a do të ketë zgjedhje të parakohshme

0
101

Pavarësisht se vetëm gjatë vitit 2017 Kosova organizoi dy palë zgjedhje dhe kaloi nëpër një proces të gjatë elektoral, në nivel qendror e lokal, përsëri janë shtuar zërat se mund të kemi zgjedhje të parakohshme gjatë vitit 2018-të.

Por, kështu nuk mendon edhe deputeti që përfaqëson pozitën.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Beka, në një prononcim për “Bota sot” u shpreh se nuk do të ketë zgjedhje gjatë vitit 2018.

Sipas deputetit të PDK-së, qytetarët janë lodhur nga zgjedhjet dhe se konstilacioni qeverisës nuk po ndryshon shumë.

Image
Fadil Beka
FOTO GALERI
“Nuk e besoj se do të ketë zgjedhje në vitin 2018. Brenda këtij viti nuk do të ketë, është mendimi i imi. Jemi lodhur nga zgjedhjet, gjithashtu edhe shpenzime të mëdha, konstilacioni qeverisës nuk po ndryshon shumë. Kështu që nuk besoj që do të ndodh një gjë e tillë”, u shpreh deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Beka, për “Bota sot”.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), po kërkon me çdo kusht që vendi të shkojë në zgjedhje. Ky subjekt ditë më parë, kishte mbajtur edhe një tryezë të përbashkët të partive politike për të caktuar datën e zgjedhjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here