SKANDALI ME GYLENISTËT: FLET GRUAJA E TURKUT TË ARRESTUAR GABIMISHT

0
257

Skandali me gylenistët: Flet gruaja e turkut të arrestuar gabimisht
Policia e Kosovës ka arrestuar gabimisht njërin prej gylenistëve. Familja kërkon lirimin e tij.

Hasan Hysen Gynakan, po mundohet t’u tregojë policëve të Kosovës se nuk është personi që ata po kërkonin në kolegjit Mehmet Akif në Gjakovë.

Por policët në bashkëpunim me agjentët e AKI-së, sic shihet në këto pamje, arrestuan Gynakan ndonëse ata ishin në kërkim të Hasan Hysen Demir.

Fatkeqësisht dy emrat kanë ngjashmëri të madhe dhe si rezultat, Gynakan sot gabimisht ndodhet në burgjet e Turqisë.

Kurse Demir i lirë vazhdon të jetë në Kosovë.

Edhe në dokumentin e siguruar nga Frontal, shihet se autoritete kërkonin Demir por në vend të tij arrestuan Gynakan.

Feyza Gunakan, shprehet e shqetësuar për atë cka i ndodhi bashkëshortit të saj. Ajo kërkon lirimin dhe kthimin në Kosovë të bashkëshortit të arrestuar gabimisht.

” Ne kërkojmë nga Qeveria të inicohet kërkesa për kthimin e bashkëshorit meqë ai është arrestuar gabimisht. Edhe ne jemi të interesuar të shohim se si do të vazhdojnë procedurat për kthimin e bashkëshortit tim. Ne presim të kthehet ai në Kosovë, sepse ai nuk është terrorist.”

Ajo ende nuk ka folur me bashkëshortin e saj, por ajo beson se Gynakan do të kthehen në Kosovë.

Edhe avokati i Gynakan, Urim Vokshi, është shprehur i habitur më gjithë ngjarjen.

Por, ai thotë së ka një zgjidhje për të gjashtë të dëbuarit.

Deri në kthimin e përgjigjës nga Komisioni për të huajt, Hasan Gynakan do të vazhdojë të qëndroj në burgjet turke.

Në anën tjetër, Hasan Husejn Demir, i kërkuari nga policia për ekstradim tanimë ka gjetur një strehë.

Ai pas dëbimit të gjashtë turqëve nga Kosova ka aplikuar për azil.

Tani ai gjendet në qendrën për azil kërkim në Magure të Lipjanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here