Rasti “Kiçina”, Burim Ramadani tregon se si u zhdukën provat

0
132

Njëri nga të dënuarit në rastin “Kiçina”, Burim Ramadani, ka thënë se janë zhdukur provat që do të dëshmonin se ai nuk ka qenë i përfshirë në vrasjen e familjes së Hamzë Hajrës, e cila ka ndodhur më 20 gusht të vitit 2001.
“Provat kryesore të vendit të ngjarjes, janë zhdukur pasi na kanë arrestuar neve, që na i kanë marrë gishtërinjtë, e gjëra të tjera”, ka thënë Ramadani.

“Bile, më kujtohet, nuk e harroj, kam qenë në Bondsteel, në burg, pasi jam arrestuar, kam ndenjur 3 muaj, dhe kanë ardhur dy evropianë, më thanë se duhet t’i marrin shenjat edhe njëherë”, ka treguar ai.

“Komandanti i burgut qëlloi aty. I thash, pa avokatin, nuk pranoj. Një ushtarak amerikan që ishte aty, më tha: ‘Jepi, se unë e nënshkruaj që po i jep’. Atëherë kam pranuar t’i jap. Për prova”, ka rrëfyer Ramadani.

“Kur kemi kërkuar këto në gjykatë, kanë thënë se janë zhdukur. E sjell prokurori letrën, se janë humbur provat, në vend të ngjarjes disa kanoçe janë marrë, disa gëzhoja, shumë sende të provave nga vendi i ngjarjes janë zhdukur”, ka thënë Ramadani në emisionin “Tête-à-tête”.

Ai ka shtuar se provat janë çuar për gjoja analiza në Bullgari, por s’janë kthyer kurrë.

Ramadani ka thënë se avokatët e tij kanë kërkuar përgjigje disa herë, por më kot.

“Provat do të tregonin për pafajësinë. Dëshmojnë se s’kemi pasur të bëjmë me vrasjen”, është shprehur a

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here