Rashiq:Ja se si me ‘Zajednicën’ 22 mijë serbë mbesin pa punë

0
112

Ish-ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale i Republikës së Kosovës, Nenad Rashiq, gjatë një debati të organizuar nga “Aktiv” në veri të Mitrovicës ka sqaruar se me formimin dhe me funksionalizimin e Asociacionit të Komunave Serbe do të shuhen komunat serbe në Kosovë dhe pa punë do të mbesin mbi 22 mijë serb,

Në kohën kur serbët e veriut të Kosovës, politikanë dhe liderë të serbëve të veriut të Kosovës, si dhe i gjithë shteti i Serbisë insistojnë për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, duke e cilësuar atë si fitore të madhe për serbët, një ish-ministër serb në Qeverinë e Kosovës ka apeluar te serbët që të mos insistojnë në formimin e “Zajednicës”, duke e vlerësuar AKS-në si të dëmshme për vetë serbët e Kosovës.

LEXO EDHE: Zyra e Prokurorit Disiplinor, drejt shuarjes

Ish-ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale i Republikës së Kosovës, Nenad Rashiq, duke komentuar rezultatet e një ankete, sipas së cilës 40 për qind e serbëve të Kosovës janë të pavendosur rreth Marrëveshjes së Brukselit, ka sqaruar se sikur serbët të dinin se sa e pafavorshme është Marrëveshja për Formimin e “Zajednicës” mbi 80 për qind e tyre do të ishin kundër marrëveshjes dhe kundër “Zajendicës”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here