Gjendet sasi e madhe e municionit në një fshat të Vitisë

0
161

Njësia e hetimeve e Policisë së Kosovës ka konfiskuar një sasi të madhe të armëve dhe municionit në Letnicë të Vitisë.

Kjo njësi përmes rrugëve operative ka realizuar bastisje në shtëpinë dhe lokalet përcjellësë të të dyshimtit, shtetas i Kosovës, NJ.S në fshatin Letnicë të kësaj komune, shkruan Indeksonline.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar:

1. Pushke gjysmë automatike.
2. Pushke përsëritëse C. Zastava.
3. Një revole TT 7.62 mm
4. Nje karikator i armës TT
5. Nje revole e tipit revolver 9mm
6. 93 fishek kal.7.62
7. Dy cope fishek te kal. Te panjohur
8. 50 cope fishek te kal. Te panjohur
9. Një cope fishek i kal. 9 mm
10. Tre karikator AK-47 te zbrazur
11. Dy radiolidhje Midland
12. Një bajonete (Thike)
13. Një pale dylbi
14. Tetëdhjet e një (81) copë numra matrikular për kafshe, që dyshohet se mundë të shërbejnë për kontrabandë me kafshë .

I dyshimti i njohur për policinë në momentin e bastisje nuk ka qenë në shtëpi dhe është ne kërkim të policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar hapjen e rastit “Posedim dhe armë mbajtje pa leje” dhe kërkimin e vazhdueshëm të të dyshuarit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here