Burim Ramadani tregon se si ndodhi ngjarja tragjike në familjen e Hamzë Hajrës

0
1875

Njëri nga të dënuarit në rastin “Kiçina”, Burim Ramadani, është rrëfyer ekskluzivisht në emisionin “Tête-à-tête”, me Berat Buzhalën, në televizionin T7.

Ramadani ka thënë se ishte arrestuar “për vrasjen e familjes së Hamzë Hajrës”, e cila ka ndodhur më 20 gusht të vitit 2001.

“Më 20 gusht unë e kam ditëlindjen. Më 20 gusht është vrarë familja e Hamzë Hajrës”, ka thënë Ramadani.

“Atë ditë jemi dalë me disa shokë për ta festuar ditëlindjen. Kemi qenë diku mbi 15 vetë. Prej atyre katër a pesë jemi arrestuar ne, të tjerët kanë qenë në liri”, ka treguar Ramadani.

“Ditën kemi qenë fshat, kemi pjekë shtalba, pasi është terruar kemi ardhur në Drenas në qendër, dhe kemi vazhduar deri kah ora 2, 2 e gjysmë e natës”, ka rrëfyer ai në T7, transmeton Gazeta NewBorn.

“Ka pasur të shtëna në atë kohë shumë. Edhe ato të shtënat janë dëgjuar”, ka kujtuar Ramadani.

Ai ka treguar se me shokët ishte ndalur në një çajtore. “Ka qenë një çajtore e Xhevdet Kiçinës, emër s’ka pasur. Përballë ka qenë një pompë benzine. Ne aty jemi ndaluar. Kur kemi hyrë kanë qenë tre policë”, ka thënë ai.

I pyetur se kush ishin policët, Ramadani është përgjigjur: “Adem Kiçina, Sami Hasani dhe një tjetër, s’po më kujtohet emri”.

Ramadani thotë se rasti ndaj tij dhe të tjerëve ka qenë i montuar.

“Nëse kanë dashur ta zbulojnë rastin, kanë mundur ta zbulojnë vendndodhjen përmes telefonit. Përmes valëve të telefonit”, është shprehur ai.

“S’kanë qenë të interesuar kurrë, kanë qenë të interesuar vetëm ta montojnë rastin, të na mbajnë në burg për një vrasje që ka ndodhur, që s’e kemi bërë ne”, ka thënë ai.

I pyetur se pse mendon se i është montuar rasti, ai është përgjigjur: “Nuk e di”.

“Arsyen nuk e di saktë”, ka shtuar Ramadani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here