Haradinaj nuk i shkarkon ministrat me aktakuza

0
20

Po thyhet edhe zotimi i krerëve të Institucioneve ndaj qytetarëve dhe Bashkësisë Ndërkombëtare për qeverisje me duar të pastra. Gazeta N’kosov ka pritur për katër ditë përgjigje nga Qeveria e Kosovës, lidhur me masat që do të ndërmarrin ndaj Ministrave me aktakuza, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur.Qeverisja me duar të papastra

Pavarësisht, aktakuzave të ngritura nga Prokuroria, Kryeministri Ramush Haradinaj, ende nuk ka marrë ndonjë vendim për shkarkimin e tyre. Besim Beqaj, Pal Lekaj e Valdrin Lluka, vazhdojnë ta bëjnë detyrën e Ministrit, pa u penguar nga askush. Kësisoj, po thyhet edhe zotimi i krerëve të Institucioneve ndaj qytetarëve dhe Bashkësisë Ndërkombëtare për qeverisje me duar të pastra. Gazeta ka pritur për katër ditë përgjigje nga Qeveria e Kosovës, lidhur me masat që do të ndërmarrin ndaj Ministrave me aktakuza, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, është zyrtari i radhës i Qeverisë Haradinaj, ndaj të cilit Prokuroria ka ngritur aktakuzë. Vartësi i Qeverisë Haradinaj, në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria akuzohet për dy vepra penale, atë të përvetësimit në detyrë dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Aktakuza ndërlidhet me kohën kur Lekaj ishte Kryetar i Komunës së Gjakovës, ku edhe është dorëzuar ajo, pra në Gjykatën Themelore në këtë qytet.

Pak ditë para aktakuzës ndaj Pal Lekajt, Prokuroria ka ngritur aktakuzë 11 personave protagonistë në aferën “Pronto2”, ndër ta edhe Besim Beqaj, Ministër i Inovacionit në Qeverinë Haradinaj.

Me aktakuzën ndaj Ministrit të Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, të bërë më herët, numri i Ministrave të Qeverisë Haradinaj me aktakuza të ngritura bëhet tre.

Aktakuzat e ngritura nuk i pengojnë në detyrë

Pavarësisht, aktakuzave të ngritura nga Prokuroria ndaj ministrave, Kryeministri Ramush Haradinaj, ende nuk ka marrë ndonjë vendim për shkarkimin e tyre. Besim Beqaj, Pal Lekaj e Valdrin Lluka, vazhdojnë ta bëjnë detyrën e Ministrit, pa u penguar nga askush. Kësisoj, po thyhet edhe zotimi i krerëve të institucioneve ndaj qytetarëve dhe Bashkësisë Ndërkombëtare për qeverisje me duar të pastra.

Gazeta ka pritur për katër ditë përgjigje nga Qeveria e Kosovës, lidhur me masat që do të ndërmarrin ndaj Ministrave me aktakuza, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur.

E ministri i Ministrisë se Inovacionit në Qeverinë Haradinaj, Besim Beqaj, deri më tani nuk ka dhënë ndonjë deklaratë, në lidhje me ngritjen e aktakuzës. Ne e kemi kontaktuar në telefon ministrin Beqaj, por i njëjti ka ndërprerë telefonin, sapo ka kuptuar se jemi nga gazeta “Bota Sot”.

Të njëjtën e ka bërë edhe deputeti Zenun Pajaziti, i cili po ashtu është i përfshirë në aferën “Pronto” dhe i është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Image
Tomë Gashi
FOTO GALERI
Gashi: Përgjegjësia mbi shefat e partive

Avokati Tomë Gashi, në lidhje me ngritjen e aktakuzave dhe të përfshirëve në aferën “Pronto” ka thënë për “Bota Sot” se kryetarët e partive politike, janë ata që i përpilojnë listat për zgjedhje të përgjithshme, andaj, vetëm me lejen e tyre, dikush mund të behët deputet i Kuvendit të Kosovës.

“Kjo i bije që gjithçka është në duart e Kadri Veselit dhe vlerësimet e tij për deputet respektivisht ministrat nga partia e tij PDK. Shpeshherë çështjet ligjore nuk janë të njëjta edhe më çështjet etike dhe për ketë duhet të vendos vetëm Kadri Veseli” ka thënë Gashi.

Ndërkaq, analisti politik, Jeton Kelmendi, ka thënë se ngritja e aktakuzës nga Prokuroria Speciale, për të famshmit, grupi apo afera “Pronto” ka qenë tashmë e pritur, ani pse kjo lëndë ka ndodhur edhe vite më parë dhe është dashur të pritet një kohë kaq e gjatë për t`u ngritur këto aktakuza dhe kjo është zhgënjimi i parë në drejtësinë e Kosovës.

Image
Jeton Kelmendi
FOTO GALERI
“Zhgënjimi i dytë mendoj që është edhe që e turpëron drejtësinë në Kosovë është ngritja e aktakuzës në mënyrë selektive sepse disa personazhe që janë kategori e dytë apo e tretë në pushtet u ngritët aktakuzë ndërsa disa të tjerëve jo. Po aq sa është fajtor Adem Grabovci për marrje të favoreve për akuza të tjera aty që përmenden, aq ka faj edhe Kadri Veseli i Hashim Thaçi andaj prokuroria është dashur që të ngrij aktakuzë ndaj të gjithë atij grupi mafioz pra duke përfshirë edhe presidentit dhe krye parlamentarin dhe mendoj se ky është një zhgënjim në drejtësi” ka thënë Kelmendi.

Të akuzuarit me poste

Sipas tij, pavarësisht kësaj, zhgënjimi i tretë është se drejtësia ka ngritur aktakuzë ndaj këtyre personaliteteve, disa prej të cilëve vazhdojnë të mbajnë poste të larta në institucionet vendore çka është edhe një zhgënjim për qytetarin e Kosovës.

“Nuk kuptoj pse nuk merret një akt për ti shkarkuar personat më dosje të tilla e që në fakt janë pozita kyçe në institucionet e vendit. Ashtu siç kishin premtuar edhe udhëheqësit e tyre e sidomos nëse është në pozitën e depuetetiot më automatizëm duhet të shkoj në shtëpi dhe mos të ushtroj asnjë funksion publik, po ashtu edhe nëse është ministër apo në Qeveri duhet automatikisht të shkarkohet. Janë këto segmente që e gjyqesojnë Kosovën e largojnë nga integrimi në BE dhe kjo qeveri dhe këto institucione duke përfshirë edhe një pjesë të opozitës mund të bëjnë çfarë të duan por le ta harrojnë BE pa e luftuar korrupsionin seriozisht dhe për ta luftuar korrupsionin duhet të fillohet nga koka pra nga Hashim Thaçi dhe teposhtë dhe një gjë e tillë nuk ka gjasë të ndodh” ka përfunduar analisti politik Jeton Kelmendi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here