Edi Rama po injoron kosovarët

0
123

Tarifa e vendosur në Rrugën e Kombit pritet të zvogëlohet vetëm për kuksianët. Mirëpo e njëjtë do të vazhdojë për kosovarët, të cilët për të kaluar në Shqipëri do të paguajnë 10 euro vajtje-ardhje. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë thënë se vetëm kosovarët po injorohen dhe detyrohen të paguajnë për rrugën e Kombit
Një zyrtar i Qeverisë shqiptare ka premtuar zvogëlimin e tarifës së rrugës për kukësianët por jo edhe për kosovarët.

Madje, në takimin e së shtunës në Kukës me banorët, ministri i infrastrukturës, Damian Gjiknuri nuk i ka përmendur fare banorët përtej kufirit të Shqipërisë.

Ky reagim i tij erdhi pasi që tarifa e vendosur në Rrugën e Kombit nuk u prit aspak mirë nga kuksianët.

E për t’i shfaqur pakënaqësitë e tyre, kuksianët zgjodhën t’i shkatërrojnë sportelet në të cilat supozohej se do të duhej të paguhet tarifa.

Mirëpo përveç kuksianëve, ishin edhe kosovarët ata që cilësuan se po dëmtohen nga tarifa e vendosur në Rrugën e Kombit.

Madje bizneset nga Kosova, ndërprenë qarkullimin për në Shqipëri.

Ata paralajmëruan edhe protestë.

Mirëpo ankesa e tyre, për Edi Ramën është absurde.

I painformuar dhe i pakënaqur për taksën ishte edhe vet ministri i infrastrukturës Pal Lekaj.

Të dielën i kontaktuar nga Gazeta Express, Fatos Mani, këshilltari i Pal Lekajt, thotë se është keq që Shqipëria e ka harruar Kosovën për negociatat për tarifa të reja për Rrugën e Kombit.

Ndërkohë letrën që ministri Pal Lekaj ka dërguar për Ministrinë e infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, këta të fundit e kanë injoruar tërësisht.

Krahas kësaj Gjiknuri tha se taksa për qytetarët e Kosovës vazhdon të jetë e njëjtë.

Rrjedhimisht, kryeministri Edi Rama, kërkesat e kosovarëve vetëm i kanë kaluar nga veshi.

Ai madje në çdo debat vazhdon ta arsyetojë tarifën e vendosur në Rrugës e Kombit, krahas kritikave të shumta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here