Ramush Haradinaj ia ka lënë në dorë Hashim Thaçit emërimin e shefit të ri të AKI-së

0
199

01 Kryeministri Ramush Haradinaj e ka lënë në dorën e presidentit Hashim Thaçi emërimin e kryespiunit të Kosovës, edhe pse ligji thotë se kjo duhet të bëhet bashkërisht. Haradinaj ia ka akorduar Thaçit epitetin e “shefit” në këtë proces, term ky që nuk mbështetet edhe në ligj, shkruan sot Koha Ditore
“Shefi i këtij emërimi është presidenti, do të thotë në bashkëpunim me kryeministrin. Emëroj plot njerëz të tjerë, por shefin e AKI-së e emëron presidenti në koordinim me kryeministrin, unë duhet me qitë firmën”, ka thënë Haradinaj.

Por, sipas Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, “presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me kryeministrin emërojnë drejtorin e AKI-së brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”.

Drejtori i AKI-së shkarkohet nëpërmjet procesit të njëjtë me të cilin është emëruar. Drejtori i AKI-së: “(i) shërben si këshilltar i presidentit dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës për çështje të inteligjencës që kanë të bëjnë me sigurinë e Kosovës”…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here