Vazhdon përplasja mes ish përfaqësuesve të FARK-ut dhe UÇK’së

0
306

Përplasjeve mes ish përfaqësuesve të FARK dhe të ayre të Ushtrisë çlirimtare i është bashkuar edhe Jakup Krasniqi. Krasniqi ka thënë se sa për FARK-un nuk do të kishte kurrë luftë dhe se e vetmja ushtri në Kosovë ishte ajo e UÇK’së.

Shkrimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

NË LUFTËN E KOSOVËS KISHTE VETËM NJË UÇK

Nga Konferenca Ndërkombëtare e Rambujesë, pas pjesës se dytë të mbajtur në Paris, me FARK-istët që mrizonin në Shqipëri kam pasur disa takimi në Laprakë të Tiranës dhe ju pata bërë ftesën për të hyrë në Kosovë ku edhe zhvillohej lufta. Në ketë kohë është përgatitur edhe Plani për Operacionin Shigjeta të cilin e pat udhëhequr z.Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Limaj.

Pra se të hartohej Operacioni Shigjeta, unë asokohe si zëdhënës i UÇK-së dhe Zëvendëskomandant i saj isha në Tropojë ku ekzistonte një formacion i armatosur që pretendonte të hynte në Kosovë. Në atë kohë veç kishin filluar bombardimet e NATO-së dhe udhëheqësit e ati formacioni ushtarak që më vonë u shndërrua në Brigadë pas vrasjes se dëshmorit Agim Ramadanit dhe u pagëzua me emrin e tij, pra Brigada Agim Ramadani.

Në ketë formacion edhe kishte pjesëtarë të Farkut të Laprkës, por simbolet e tyre ishin të UÇK-së. Aty kishte edhe shumë pjesëtarë që e kishin themeluar UÇK-në, siç ishte edhe dëshmori Xhemajl Fetahu, Nasim Haradinaj e shumë të tjerë. E dija historinë e disave, por kur unë isha atje e formova bindjen se ishin shkëputur nga ajo që po e thonë sot.

Ndoshta prezenca ime i kishte bërë atëherë që të heshtin. Ky formacion ishte i UÇK-së, individualisht kush si e ka quajtur veten e tij, nuk dua të merrem, se kjo çështje as atëherë e as sot nuk ka ndonjë rëndësi. E rëndësishme është se ishte momenti i fundit që ai formacion t’i arsyetonte shpenzimet financiare që i bënte. Këtij formacioni i është dhënë ndihma e nevojshme dhe e kërkuar nga SHP i UÇK-së. Ketë (ndihmën) mund ta konfirmoj edhe Gjenerali (Komandanti ) i nderuar i Shqipërisë – Kudusi Lame, i cili edhe ka shkruar për ketë çështje.

Veç edhe një gjë dua të them. Sa për Farkistet lufta në Kosovë kurrë nuk do të ndodhte, ata veç emrit nuk kishin asnjë aktivitet tjetër. Dhe thirrja sot pas 19 viteve në farkizëm nuk i nderon as të rënit e as të gjallët e mbetur.

Të gjitha aktivitetet politike, brenda e jashtë atdheut i kanë bërë drejtuesit e SHP të UÇK-së. Diçka nga këto i kam sqaruar mirë edhe më gjerësisht në librin tim: Kthesa e Madhe – Ushtria Çlirimtare e Kosovës, botim i Buzukut, Prishtinë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here