Eksklozive:Ja se si ia ndali telefonin Agim Ramadanit gjatë Betejës së Koshares. Flet Bukoshi

0
205

17 Ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, në vitet 90-ta Bujar Bukoshi ka mohuar të ketë pasur ‘gisht’ në ndaljen e telefonit satelitor që në atë kohë dëshmori i kombit Agim Ramadani e barte me vete në betejën e Koshares.
Bukoshi në një prononcim për Indeksonline, është shprehur se këto deklarime nuk janë të vërteta. Ai është përgjigjur në deklaratat e gruas së Agim Ramadanit, Shukrije Ramadani e cila mbrëmë tha se telefoni satelitor që barte me vete bashkëshorti i saj i ishte ndaluar nga Bujar Bukoshi.

“Nuk kam çfarë të shtoj asgjë në këtë, vetëm mund të them se nuk është e vërtetë që ia kamë ndalur telefonin satelitor Agim Ramadanit. E dyta, natyrisht me respektin kulmor për Agim Ramadanin dhe për kontributin e tij, këto dy fjali janë që unë mund ti them”, ka thënë Bukoshi.

Ndërkaq Shukrije Ramadani në rrëfimin e saj për bashkëshortin që pati mbrëmë në emisionin ‘Politika’ në Tribuna, ka thënë se nuk i di arsyet se përse iu ndal telefoni Agim Ramadanit i cili në atë kohë ishte në Koshare.

“Kamë mbajtur kontakte të vazhdueshme me Agimin, kur në atë kohë ai ishte në kufirin Shqipëri-Kosovë, por më pas telefoni satelitor iu është ndalur Agimit. Këtë e ka bërë Bujar Bukoshi, unë nuk e di pse. Më pas kontaktet i kemi vazhduar përmes telefonit të Nasim Haradinajt i cili në atë kohë ishte në atë pjesë”, ka thënë ndër të tjera në rrëfimin e saj Shukrije Ramadani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here