LDK-ja mbledh kryetarët e degëve, bëhet gati për zgjedhje të parakohshme

0
71

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se sot është mbajtur mbledhja me Kryetarët e Degëve, ku kjo parti edhe një herë vlerësoi se vendi ka hyrë në krizë të thellë institucionale dhe politike.

LDK thotë se temat e rëndësishme nuk mund të adresohen nga “një qeveri e rënë”.

“Kryetarët e Degëve e vlerësojnë qëndrimin e Kryesisë së LDK-së, të dhënë në mbledhjen e fundit të Kryesisë së LDK-së, lidhur me zhvillimet e fundit politike. Është e qartë se qeveria e pakicës nuk mund të udhëheqë me vendin dhe se temat e rëndësishme për vendin nuk mund të adresohen nga një qeveri e rënë”, thuhet në kumtesën dërguar mediave,transmeton kp.

Kryetarët e Degëve kanë intensifikuar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme.

“Në ditët në vijim, Kryesia e LDK-së do të jenë në secilën degë të LDK-së për të komunikuar me strukturat e degëve dhe për të intensifikuar përgatitjet për zgjedhje”, thuhet tutje.

Sipas komunikatës, degët e LDK-së janë të gatshme t’i nënshtrohen procesit zgjedhor dhe janë të bindur në mbështetjen e qytetarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here