Labinot Tahiri organizon protestë: Nuk ka me ba hajgare me popullatën

0
111

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri ka thirrur protestë me banorët e disa fshatrave në Ferizaj. Labi ka kërkuar asfaltimin e një rruge të premtuar më parë. Për këtë, Labi ka paralajmëruat protestën duke thirrur të mdhenjë e të vegjël që të dalin në rrugë.

“Të dashur Banorë të fshatit Tërrën të Ferizajr, sot, ora 12:00, do të jem te ju pēr të biseduar nga afër për premtimet e Ministrit Pal Lekaj.

Mua sme intereson se a i merr meritat Labi a po kush i merr, e rendesishme është që të perfundoj kjo rrugë qysh nga koha e ish Jugosllavise e cila ka mbetur ne gjendje të mjerueshme ku as Autobusi më nuk futet andej, përshkak të rruges, ndersa me nxënës e fshatarë me kushte te tyre shkojnë në Shkolla e punë.
Qe nga pas lufta, u premtua që do të shtrohet, dhe asgje askush nuk ka nderrmarë.

Unë si Deputet dhe qytetarë i thjeshtë do të ju përkrah deri diten kur të shtrohët kjo rrugë. Për këtë rrugë është i njoftuar edhe Kryeministri i Kosovës.
Gjërat kanë me shku deri ne fund nuk ka me ba hajgare me ndjenja të popullates e të fshatarëve të cilet kanë vështerësi tej mase.

Unë ju sygjeroj të ngriteni në këmbë ditën që do e lëm protesten e organizuar sebashku me mua. Ju kerkoj i madh e i vogël me dal në rrugë ju lutem sinqerisht sepse mua sme interesojn kush merr tendera apo kush ka me e shtru këtë rrugë, mu me intereson Premtimi dhe mundesia që ne i’a krijojmë qytetarëve” shkruan Labi në Facebook./Indeksonline

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here