Deputeti i LDK-së: Nuk jemi çliruar nga dikush për t’u pushtuar nga dikush tjetër!

0
157

16 minuta më parëDeputeti i LDK-së: Nuk jemi çliruar nga dikush për t’u pushtuar nga dikush tjetër!Share Button Gazeta Blic
Driton Selmanaj, ka thënë se mesazhet e fundit të presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, karshi Kosovës dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj, janë të papranueshme.

“Nuk janë të pranueshme ato mesazhe, por i kemi dhënë vet të drejtë që të përzihet në punët tona. Në vitin 2014, Hashim Thaçi e ka sjell Erdoganin në Prizren, pra Presidenti i Turqisë ka ardh për zgjedhje lokale në Kosovë , ku thotë se ‘Kosova është Turqi, dhe Turqia është Kosovë’”, ka thënë Selmanaj, njofton Klan Kosova.

“Mënyra si i kemi ndërtuar raportet me ta sikur i kemi dhënë të drejt për t’u përzier në punët tona të brendshme. E kemi një raport të nënshtrimit. Nuk jemi çliruar nda dikush për t’u pushtuar nga dikush tjetër”.

Selmanaj ka pohuar se askush nuk mund të jap urdhra se çfarë duhet të bëhet këtu.

“Nuk mund t’i thuhet kryeministrit të një vendi tjetër se do të japësh llogari për këtë. Ai në raportin bilateral, ndërtohet na bazën e raportit reciprok dhe jo në bazën e vasalitetit. Kjo s’guxon të ndodh as me Kryeministrin e as me presidentin. Ndërkohë presidenti po përshëndetet dhe kryeministri po mallkohet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here