Presidenti Thaçi lë takimin me drejtuesit e shtetit

0
170

(E plotësuar) – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka lënë takimin që po mbahet mes krerëve të vendit pas zhvillimeve të fundit.

Ndonëse takimi me mes zyrtarëve të tjerë ende po vazhdon në periferi të kryeqytetit, Thaçi është parë duke dalë nga lokali dhe është futur në veturën e tij.

Ai nuk e ka dhënë asnjë deklaratë para mediave se çka është biseduar në këtë takim dhe cili është vendimi.

Zhvillimet në vend, mblidhen krerët e shtetit

Krerët e shtetit janë mbledhur në një lokal jashtë Prishtinës për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit.

Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Kreu i Kuvendit Kadri Veseli, zv/kryeministri Behgjet Pacolli dhe zv/kryeministri Fatmir Limaj, janë parë duke hyrë në një restorant në periferi të Prishtinës.

Arsyeja e këtij takimi është situata e krijuar ditëve të fundit që prek sektorin e sigurisë.

I vetmi që ka folur shkurt para këtij takimi të jashtëzakonshëm është Limaj i cili ka thënë se ajo çka ka ndodhur është turp për vendin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here