Ish -zëdhënësi i UÇK’së e quan Hashim Thaçin kopil të Erdoganit

0
243

Find Out More >
Ish zëdhënësi i UÇK’së për Zvicër dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Thaçit pas luftës, e ka quajtur këtë të fundit kopil të Erdoganit për arrestimin e gjashtë shtetasve turq dhe depërtimin e tyre në Turqi. Ai thotë se i futen thikë pas shpine mirëpritjes shqiptare.
“Dorëzimi i gjashtë shtetasve turq në duart e regjimit terrorist të diktatorit të Turqisë është akti më i turpshëm që ndonjëherë kanë disa shqiptarë në emër të institucioneve të Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Kopilët e Erdoganit-Thikë pas shpine mikpritjes shqiptare!

Me sa mburrje kujtojmë faktin që gjyshërit dhe baballarët tanë nuk dorëzuan asnjë pjesëtarë të hebrenjve që përndiqeshin nga Hitleri. E megjithatë kishte edhe në mesin e shqiptarëve kopilë të tillë që Hitlerin e thërrisnin «Baba Hetë»! Fatkeqësisht, kopilët e Erdoganit ia ngulën thikën pas shpine mikpritjes shqiptare në Kosovë.

Dorëzimi i gjashtë shtetasve turq në duart e regjimit terrorist të diktatorit të Turqisë është akti më i turpshëm që ndonjëherë kanë disa shqiptarë në emër të institucioneve të Kosovës. Sot i turpëruar ndiej dhembje për ata që në këto momente janë duke u torturuar në burgjet e Turqisë për shkak se në institucionet tona kemi njerëz të shitur që shkelën të drejtën ndërkombëtare të mosektradimit të personave në shtetet ku rrezikohetintegriteti i tyre fizik dhe psikik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here