LAJMI I FUNDIT : Shkarkohen nga detyra Flamur Sefaj dhe Kryeshefi i AKI-së?

0
299

Pas arrestimit dhe depërtimit të sotëm për në Turqi të gjashtë gylenistëve, nesër do të shkarkohen ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe drejtori i AKI-së, Driton Gashi.

Sipas burimeve të KosovaPress-it, ky vendim është marrë sonte në takimin e mbajtur mes presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrave Behgjet Pacolli e Fatmir Limaj.

Për arrestimin e sotëm asnjë nga zyrtarët e lartë të vendit nuk ka marrë përgjegjësi, duke hedhur fajin tek AKI dhe Ministria e Brendshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here