REXHEP SELIMI “GODET” AZEM SYLËN EDHE TI KE QEN AI …

0
345

Ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, kishte ndodhur një diskutim i ashpër në mes kryeministrit Ramush Haradinaj, dhe deputetit të VV-së, Rexhep Selimi.

Gjatë asaj seanca Haradinaj i drejtohet Selimit me fjalët: Ti Rexhe je rrenc, ke nejt në Tiranë në shtëpi 15 katëshe.

E një akuzë të tillë e ka komentuar edhe gjatë ditës së sotme deputeti Selimi.

Ai në Tv Dukagjini, ka thënë se Haradinaj e ka krahasuar atë me Azem Sylën.

“Skam pushu asnjëherë në ndërtesën 15 katshe, mka ngatërru me Azem Sylen” ka thënë Selimi.

Ai ka shtuar se përkundër që “nuk e ka gjetur asgjë” në luftë, ai është inkuadruar në të, para kryeministrit Haradinaj, duke thënë se ky ka qenë duke luftuar në kohën kur Haradinaj është kthyer nga Zvicra, raporton Insajderi.com

“Ishte shpërthim i ulët që nuk e prisja e as nuk e pres në të ardhmen, unë kam qenë në Kosovë, gjatë tërë luftës, skam ardhë nga Zvicra, këtu isha gjithmonë, kur erdhi Ramushi këtu më gjeti” ka thënë ai.

Ai në fund ka thënë se për replikat që ndodhën në seancë, koha do të tregojë se kush gënjeu.

“Do ta kuptojmë ditët e ardhshme kush është rrenc” ka thënë deputeti i VV-së, Rexhep Selimi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here