Haziri: LDK e ka kryetarin, nuk ka garë për këtë post

0
279

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për herë të parë në emisionin Pressing në T7 për zhvillimet e fundit në vend dhe largimin e Listës Serbe nga Qeveria. Haziri ka folur edhe për vendimet që do t’i marrë LDK në ditët e ardhshme.

Nënkryetari i LDK’së ka bërë me dije se tashmë situata politike në Kosovës ka ndryshuar nga dita e hënë.

Hazri duke folur për gjendjen që po kalon LDK në mungesë të Isa Mustafës, i cili tash e disa muaj është në Gjermani për shërim.

Ai ka treguar se LDK nuk e ka ndërmend të ndryshojë kryetarin.

“ Nuk ka ndonjë ndryshim apo diçka e tillë që mund të ndodh në LDK. Aktualisht kryetar i saj është Isa Mustafa. Ai edhe pse është larg Kosovës, është i informuar për çdo gjë që po ndodh. Po ashtu edhe për vendimet që merr partia i merr në koordinim të plotë me Mustafën”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se në LDK nuk është duke u menduar që të këtë edhe zgjedhje apo diçka të tillë, pasi siç thotë ai, është e qartë edhe kur i kalon mandatit i kryetarit.

“Nuk është në garë askush për postin e kryetarit. Në opinion mund të flitet çdo gjë, por zyrtarisht nuk ka askush pretendime për t’ia marr postin Isa Mustafës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here