EKSKLOZIVE :VAZHDON ‘PËRPLASJA’ HARADINAJ-SELIMI – RAMUSHI “REXHA KA NEJT NË TIRANË, S’KOM ÇKA I BOJ”

0
205

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur sërish për konfliktin që ka pasur me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimin.Ndonëse Selimi sonte i është kundërpërgjigjur Haradinajt duke thënë se ai nuk ka qëndru asnjëherë në ndërtesën e famshme 15 kateshe në Tiranë, Haradinaj po insiston se Selimi ka qenë gjatë luftës në atë vend.

“Ai duhet me dit që s’mundet me i dhan vetës të drejt më shumë se që duhet, opozita nuk të jep të drejt me fol çdo gjë.

Nuk mundet me thanë që Haradinaj ka ndrru qëndrim e me thanë që Haradinaj ka falë tokë.

“Ai ka qëndru në Tiranë, nuk ja kom me borxh me mi thanë ato fjalë.” ka thënë Haradinaj.

I pari i ekzekutivit megjithatë ka thënë se nuk është ndjerë mirë që biseda mes tyre ka kaluar në atë nivel, por ka thënë se ishte Selimi ai që siç ka thënë ai ka futur një spec të djegëset brenda diskutimit.

“Nuk më vjen mirë që ka ndodh ajo skenë po kur ta bjen punën spo ki çka me ba vlla. Ai vet e shtini një spec të djegëset qaty, tash çka po pret prej meje” ka thënë Haradinaj.

Ndërsa Selimi pikërisht sonte ka thënë se Haradinaj dhe të gjithë e din shumë mirë se ai nuk ka qëndruar kurrë në atë ndërtesën dhe se atje Haradinaj ka mundur ta takoj Azem Sylen e Hashim Thaçin e jo Rexhep Selimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here