Dy mundësitë për funksionim e Qeverisë pas daljes së Listës Serbe nga koalicioni

0
214

Njohësi i çështjeve juridike, Rizah Smaka thotë se dalja e Listës Serbe nga koalicioni qeverisës pas arrestimit të zyrtarit serbe, Marko Gjuriq ka krijuar vakum politik.

“Dalja e Listës Serbe nga koalicioni qeverisës pas arrestimit të zyrtarit serb, Marko Gjuriq nga ana e Policisë së Kosovës rrezikon rënies e Qeverisë të pakicës. Natyrisht se dalja e Listës Serbe nga koalicioni qeveritar do të ketë impakte dhe do të afektojë situatën politike në vend edhe ashtu fragjile”, thotë Smakaj për “Bota sot”.

Por, ai thotë se i sheh dy mundësi për vazhdimin e Qeverisë Haradinaj pa qenë nevojë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Njëra nga to sipas tij, është zgjerimi i koalicionit me njërin nga subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend.

Image
Njohësi i çështjeve juridike, Rizah Smaka
Kurse, mundësia tjetër për funksionimin e Qeverisë është që ajo të vazhdojë të funksionojë si qeveri e pakicës, por të sigurojë votat e opozitës për miratimin e ligjeve.

“Mund të shkojë edhe në këtë pozicion që është, duke qenë një Qeveri e pakicës, por të sigurojë mbështetjen e njërës apo partisë tjetër politike për t’i bërë së paku 61 vota për kalimin e ligjeve”, shtoi Smaka.

Ndryshe, pas tërheqjes së Listës Serbe nga koalicioni qeverisës, ekzekutivi ka mbetur vetëm me 51 vota që nuk e ka shumicën minimale për të qeverisur me vendin.

Mos pasja e shumicës së votave minimale në parlament për të kaluar ligje, ekzekutivi nuk mund të vazhdojë jetën politike dhe kështu mund të fillohet iniciativa për ngritjen e mocionit për rrëzimin e saj.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë mund të ngrihet me propozimin e një të tretës (1/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Kurse, për rrëzimin e saj nevojiten 61 vota të deputetëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here