Reagon Avdullah Hoti, tregon se si do të veprojë LDK-ja

0
393

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se LDK do ta mbrojë Republikën, ashtu siç e ka mbrojtur me 22 djetor të vitit të kaluar.

“Vota e qytetareve se shpejti do t’i jap ligjitimitet dhe pushtet LDK-se per te qeverisur me Republiken, asnje formule tjeter. Republika e Kosoves eshte qellimi i ekzistences dhe veprimit politik te LDK-se. LDK e ka mbrojtur kete Republike se voni me 22 dhjetor kur grupe politike shqiptare deshten ta minonin dhe izolonin ate. Nuk u dorezuam, qendruam dhe dolem faqebardhe. Republika doli faqebardhe”, ka shkruar Hoti, përcjellë “Bota sot”.

“Sot segmente te perfaqesuesve serb te Kosoves, qe jane me koke nga Beogradi, deshirojne te kolapsojne institucionet e Republikes. LDK nuk do te lejoj. Ne do te qendrojme ne mbrojtje te Republikes, si gjithmone. Por, ne nuk do te ushqejme tutje politikat e mbrapshta te kesaj Qeverie. Ne sot nga opozita do te mbrojme institucionet e Republikes, por jo keqeverisjen. Vota e qytetareve se shpejti do t’i jap ligjitimitet dhe pushtet LDK-se per te qeverisur me Republiken, asnje formule tjeter”, ka shkruar Hoti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here