Gashi: Arrestimi i Gjuriqit mund të sjellë përfshirjen e Rusisë në dialog

0
86

21 Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, vlerësoi se me zhvillimet e ditës së djeshme, tashmë kemi një situatë të re sa i përket dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
“Serbia ka kërkuar përfshirjen e Rusisë në bisedime. Nëse futet Rusia në këto bisedime do të jetë më e vështirë për palën tonë”, ka thënë Gashi në Klan Kosova.

“Fati i madh i Kosovës është miqësia me SHBA-të dhe vendet e BE-së. Duhet të jemi të kujdesshëm, të mos udhëhiqemi nga euforia dhe inatet personale”, vlerësoi ai.

Sa i përket lëkundjeve të koliacionit qeverisës, sipas Gashit vendi duhet të shkojë në zgjedhje kur është e pamundur një alternativë tjetër.

“Për momentin situata është e qetë dhe duket nën kontroll”.

“Do të presim dy-tre ditët e ardhshme se si do te zhvillohet situata në qeveri”, është shprehur Gashi.
Lidhur me arrestimin e Marko Gjuriq, deputeti i LDK-së tha se do të duhej të jepet përgjegjësi dhe se partitë politike duhet të tregohen të kujdesshme, në mënyrë që kjo situatë të mos prodhojë pasoja negative si në aspektin territorial ashtu edhe në atë institucional.

“E vërteta është se presidenti i vendit javët e fundit nuk ka qenë në Kosovë, ka qenë jashtë Kosovës dhe ka zhvilluar takime me presidentin serb”.

“Ditën e parë të kthimit ai thërret ministrat, pa e thirrë edhe kryeministrin dhe ndërmerr këto veprime. Duhet të jepen sqarime për këtë”, deklaroi Gashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here